Sfida e italianit, 48 orë për të gjetur gjilpërën në kashtë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Të kërkosh gjilpërën në kashtë! Një fjalë e urtë kjo që simbolizon diçka tejet të vështirë për t’u arritur. Por për një artist italian, përpjekja për t’iu përgjigjur pyetjes nëse kjo mund të bëhet vërtet, e ka shtyrë ta provojë.

136.jpg


Sven Saksalber ka ngritur kështu një mullar të lartë me kashtë, brenda Galerisë “Palais de Tokyo” në Paris dhe do të përpiqet të gjejë brenda 48 orëve gjilpërën e fshehur aty brenda nga Drejtori i galerisë, Zhan de Loisi.

Afati prej 48 orësh është vendosur me hamendje, pasi Saksalberit mund t’i duhen pak minuta për ta gjetur gjilpërën, por ndoshta mund t’i duhen edhe ditë apo javë, duke kërkuar mes kashtës. Sipas vetë artistit, projekti ishte mjaft praktik dhe do të pëlqehej nga publiku.b LAJMI
224.jpg
 
Titulli: Sfida e italianit, 48 orë për të gjetur gjilpërën në kashtë

Cudi ... Do ket pat ndonje magnet me vete ska mundesi :D
 
Back
Top