Shkëndija festoi edhe zyrtarisht titullin në Maqedoninë e Veriut. Skuadra shqiptare nga Tetova e mbylli sezonin me barazimin 1-1 përballë Shkupit, por çështja e titullit ishte mbyllur prej muajit prill. Ky ishte titulli i katërt në historinë e kuqezinjve, që në vitet e fundit kanë dominuar.
Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka mori medaljet e fituesit dhe ngriti trofeun, i cili ishte i treti në katër vitet e fundit.
Së bashku me Shkëndijën, festë kishte edhe për tifo-grupin Ballistët, me ekipin dhe tifozët që pushtuan rrugët e Tetovës.
Historik pas këtij sezoni në Maqedoninë e Veriut është fakti se në kupat e Europës do të luajnë vetëm ekipet shqiptare. Treshja plotësohet nga FC Shkupi dhe Struga, e cila do të luajë për herë të parë në arenën ndërkombëtare.
A2news.com