Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sërish në Maqedoni, rrihen brutalisht 4 të rinj shqiptarë

  • Nga Kresha
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare




SHKUP - Vazhdon rrahja e fëmijëve shqiptarë nga grupe huliganësh maqedonas. Viktimat e fundit janë katër 16 vjeçar shqiptarë, të rrahur në lagjen Aerodrom të Shkupit, pa ndonjë shkas apo pretekst. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patentë shoferi. Papritmas janë sulmuar nga mbi 20 të rinj maqedonas, ndërsa bilanci është ky: një në gjendje shoku, dhe tre me plagë të rënda trupore, raporton Alsat-M.

“Sa dolëm te udha, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën, maqedonas ishin, edhe më si na zunë me bejsboll na rrahën. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë”, - deklaroi Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve.

Prindërit e Riadit tregojnë se nga frika që të mos ndodhë kjo që ka ndodhur sot, e kanë hequr djalin nga shkolla e mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkovski – GUC”, e cila ndodhet në Karposh IV.

“Kur rrihen shqiptarët nuk ka përgjegjësi, nuk ka kush i mbron. Ky shtet për mua është katastrofë. Sikur të ndodhë që shqiptarët t’i rrahin maqedonasit, ata kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo”, - tha Naser Iljazi, babai i Riadit.

Të rrahurit janë nga fshatrat Lubin, Kopanicë dhe Bojanë. Menjëherë pas rrahjes, ata janë shtruar në Spitalin e Shkupit. Familjarët e tyre kërkojnë nga policia që rasti të zbardhet urgjentisht dhe huliganët të marrin dënimin e merituar. Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk është prononcuar për këtë rast.

(er.nu/koha/BalkanWeb)
 
Titulli: Sërish në Maqedoni, rrihen brutalisht 4 të rinj shqiptarë

Edhe gjate do presim per drejtsi ne.... Nuk eshte rasti i pare as edhe i fundit, me shume keqardhje e them, por vet shqiptaret e kane fajin, ato qe u kemi falur voten sot jane konvertu ne shkije, se nuk dalin ne mbrojtje te shqiptarve.... Allahu na ndihmoft se prej politikanve ton skemi shpres, bilem edhe prej tyre na ruajt....
 
Titulli: Sërish në Maqedoni, rrihen brutalisht 4 të rinj shqiptarë

Historia ka treguar se as allahu nuk na mbron nga shkijet , por duhet te mbrohemi vet .
Duhet akoma sakriifica per te fituar lirin .
 
Titulli: Sërish në Maqedoni, rrihen brutalisht 4 të rinj shqiptarë

Edhe gjate do presim per drejtsi ne.... Nuk eshte rasti i pare as edhe i fundit, me shume keqardhje e them, por vet shqiptaret e kane fajin, ato qe u kemi falur voten sot jane konvertu ne shkije, se nuk dalin ne mbrojtje te shqiptarve.... Allahu na ndihmoft se prej politikanve ton skemi shpres, bilem edhe prej tyre na ruajt....

E jemi mesu ne shqiptaret te heqim keshtu deri ne momentin kur te mbeshtetim prej murit nuk na ndimon askush se ne nuk jemi unik vete si popull pastaj te na duan tjeter....cdo dit lajme tilla se rrahen shqiptate digjet flamuri kombetar e elita politike jona ben sehir aty
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back