Seria A, Napoli frenohet nga Sassuolo, Milan kthehet në kryesim

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
scamacca-1080x720.jpg
Napoli është ndalur në transfertë nga Sassuolo, në një ndeshje ku po kryesonte 0-2.
Ekipi i drejtuar nga Spalletti shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, me anë të Fabian Ruiz (51’) dhe Mertens (60’), por nuk arriti të ruante avantazhin e dyfishtë.
Por, vendasit u kundërpërgjigjën me Scamacca (72’) dhe Ferrari (89’), ndërkohë që shënuan edhe golin e përmbysjes së madhe me Defrel, në minutën e tretë shtesë, por që u anulua nga arbitri për një faull, që u akordua pas rishikimit me VAR.

sdfddfdfdf (1).jpg
Ndërkohë, Milan fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Genoas, me gol të Ibrahimovic dhe dygolësh të Junior Messias, i cili debutonte si titullar me fanelën kuqezi.
Me këto rezultate, Napoli ruan kryesimin e Serisë A me vetëm një pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë dhe Interi i vendit të tretë.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top