Serenata Korçare

Serenatat...eh sa te bukura jane ato....por ketu jane vetem tekstet e disave nga ato po nqse dikush qe i ka qef degjon edhe muziken e tyre do befasohet dhe do te mrekullohet nga mjeshteria e duarve korcare qe i shoqerojne aq bukur me kitara!Serenatat jane kenduar ne qytetin e serenatave qe ne kohe te hershme...ishte nje metode shume e bukur e djemve te rinj korcare qe u kendonin te dashurave te tyre poshte ballkoneve per t'u shprehur dashurine nepermjet serenatave te krijuara enkas per to .Cdo tekst i nje serenate tregon nje dedikim per nje dashuri qofte kjo e realizuar apo e deshtuar...Qofte edhe per ndonje brenge te korcareve te cilet e shprehnin nepermjet telave te kitarave...Ja nje brenge e nje te shtruari ne nje senatorium te Korces ,ku lengonte i semure...
Gjashte muaj shkova ,o,per ne lice
Nate e dite mendoja ,per nje goce te re..
I semure isha ,shtrire moj ne krevat ...
Desha te kaloja ,me ate nje nate...

Doktori ,mamaja ,te koka me rri ..
Te me mbushin mendjen ,mos bej dashuri
Aman ,aman,aman,aman....
Se c'm'u dogj i shkreti xhan...
Per fjalen tende ,zemra moj po me qan...

Po e mbyll kete postim me dy vargje serenate te bukur...

Perse te rrit mamaja ,tyyyy
E ,perse te zbukuron ,kaq shume...
A ,mos te gjithe ,ty te kane zili...
Per ato sy e gush e faqe....


Pershendetje!
 
Titulli: Këngë Korçare

Ti Vetem Qaje....

Dashurova syt e bukur moj
syt e djallezise
me shkatrove me helmove moj
ma more rinine...(2x)

Ref.Ti vetem qaje spranoje te qeshje dhe therrisje si e mare moj hajde hajde...(2x)

Ne pijetore un jam ulur
dhe po pija vetem...
dhe pa ty un po mendoja moj
si te kaloj jeten... (2x)

http://www.youtube.com/watch?v=9oLMu4oiOt0

p.s edhe sdi nese eshte edhe se kontrollova :)
 
Titulli: Këngë Korçare

Kali i Bardhe

Kam kohë që dua të zë
nje kalë të bardhë
Të rend ditë e natë
bashkë me të nëpër savanë


Rend kali, rend unë, fryn erë
dhe shkelet bari ooo
Pse ik, pse largon, pse s'afrohet
vetë ai kalë

Rend kali, rend unë, fryn erë
dhe shkelet bari ooo
Pse ik, pse largon, pse s'afrohet
vetë ai kalë


Si punë e këtij kali të bardhë
është dashuria
Që s'pati mëshirë aspak për
lotët e mia


Urimet i çoj unë asaj
prej perëndisë
Që kurrë trishtim mos pastë
prej dashurisë


Urimet i çoj unë asaj
prej perëndisë
Që kurrë trishtim mos pastë
prej dashurisë

Vendosa dhe unë një ditë
që të largohem
Tek zhurmat, tek njerëzit dhe vajzat
të mos afrohen

Përpiqem mundohem të zë
at' kalë të bardhë
I vetëm t'jetoj bashkë me të
nëpër savanë
 
Pe: Këngë Korçare

Kur nata Korcen e mbulon

Kur nata korcen e mbulon
dhe kafenete mbushen plot
atje qan zemra ime dhe vajton
dhe raki kerkon

Do te vij do te vij o moj xhan
me lot moj do te qaj
zjarrin e zemres time
ta shuaj moj me duhan

Do te vij do te vij moj shpirt
do te ulem dhe do te pij
zjarrin e zemres time
ta shuhaj moj me raki

Kjo kamarjerja jone sy zeze
na servir na buzeqesh
ajo rri bashke me ne
syrin na i shkel dhe raki na sjell

Do te vij do te vij o moj xhan
me lot moj do te qaj
zjarrin e zemres time
ta shuaj moj me duhan

Do te vij do te vij moj shpirt
do ulem dhe do pij
zjarrin e zemres time
ta shuaj moj me raki

YouTube - ‪FLAKA BALIU - Kur Nata Korqen E Mbulon‬‏
mua me pelqen ky versioni me shume :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top