Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Serbi-Shqipëri, cilat janë variantet finale të vendimit?

Arben Rakipi, ish-kryetari i Komisionit të Apelit në Federatën e Futbollit të Shqipërisë, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (KAS), është skeptik në lidhje me vendimin që mund të japë Gjykata për incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Për bazë, më së shumti, merren ato që kanë shkruar zyrtarët e ndeshjes dhe nëse aty është shkruar se Shqipëria nuk ka pranuar të vijojë ndeshjen, atëherë vendimi i UEFA-s do të mbetet në fuqi. Në të kundërt, e shumta që neve mund të përfitojmë nga KAS-i i Lozanës është riluajtja e ndeshjes me Serbinë” - tha ai për emisionin “Procesi Sportiv”.

Më tej, Rakipi ka qartësuar edhe arsyet se përse nuk do të ketë dënim të Serbisë për racizëm.

“Edhe në KAS të mos presim se do të ketë ndonjë dënim ndaj Serbisë për racizëm. Kjo gjykatë nuk e merrte çështjen në detaje, por vetëm me atë çka është bërë në dy shkallët e gjyqësorit të UEFA-s.” - tha ai.

“Përderisa UEFA nuk hetoi fare për racizëm, atëherë as KAS-i nuk do ta shqyrtojë një gjë të tillë. Unë insistoj të them se duhet të jemi më të matur edhe të mos kemi pritshmëri tejet të larta nga KAS-i, pasi vetë si gjykatë kjo tenton më shumë të bëjë marrëveshje, sesa të japë drejtësi” - shtoi Rakipi.

/Shekulli
 
Titulli: Serbi-Shqipëri, cilat janë variantet finale të vendimit?

Nuk paska hajer as prej KAS!

Shpenzime te kota.
 
Titulli: Serbi-Shqipëri, cilat janë variantet finale të vendimit?

Corba eshte gatuar ne momentin qe kryesori anglez ka bere referimin e ndeshjes ne instancat me te larta.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back