Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Serbët e Kosovës qytetarët më të privilegjuar në Europë!

Profesori nga Universiteti i Prishtinës dhe njëherit sociologu Prof.Dr.Fadil Maloku, së fundmi ka ngritur çështjen rreth minoritetit serb në Kosovë. Ai duke i shkoqitur disa nga tezat e një konference të mbajtur në Bruksel rreth kësaj çështje. Profesor Maloku me temën SERBثT E KOSOVثS QYTETARثT Mث Tث PRIVILEGJUAR Nث EUROPث!, ka renditur së paku 7 arsye të cilat e vërtetojnë edhe këtë çështje. Më poshtë gjeni të renditura 7 arsyet e profesori Malokut:

1. Minotarianizmi si sintagmë sociologjike, në fakt është një lloj neologjizmi që zakonisht ka të bëjë me ato vende, shtete e shoqëri, ku pakicat kombëtare zakonisht favorizohen tej mase.., sa që bëhen edhe hisedare në proceset e vendimmarrëse politike!!

2. Ndryshe, si neologjizëm minotarianizmi, shquhet dhe konsistohet edhe si një lloj filozofie e praktike shoqëroro politike, ku një komunitet i vogël etnik, fetar, apo gjuhësor gëzon të drejtën absolute kushtetuese e politike (!) që sjellë vendime qofte edhe të gabuara, deviante dhe në disfavor të shumicës absolute!

3. Në realitetin politik dhe sidomos atë juridik kosovar, duket që minoritarianizmi (minoritarianism), si projeksion shoqërore është ndërtuar dhe fuqizuar qëllimshëm në planin e Ahtisarit, prej nga derivojnë si Kushtetuta ashtu edhe shumica e ligjeve të tanishme...

4. Por, askund në botë nuk mund të gjesh ndonjë pakicë etnike (tek ne: serbe që me popullsi prej vetëm 5% të pretendoj të menaxhoj apo me mirë me thënë) të kontrollojë territorin prej 30% , të një vendi?!

5. Po ashtu, askund s’mund të hasësh që për miratimin e një ligji apo vetë aktit më të lartë, pra Kushtetutës të kërkohen pëlqimi dhe votat e një grupi minoritar siç është rasti me serbet e Kosovës!

6. Gjithashtu, s’mund ta hassh askund që grupi minoritar të hyj pa kurrfarë kredibiliteti; social, politik apo edhe juridik në aranzhime të atilla që prekin interesin e një vendi siç është rasti me Kosovën!

7. Ky koncept dhe kjo frymë institucionale e instaluar (dhe e shtuar:edhe me Bisedat e Brukselit!!) me dekretet e planit të Ahtisarit në vazhdimësi do të bëhet “një mollë sherri” edhe për arsye se: mandati i shfrytëzimit (superdiskriminimit!) të kësaj të drejte do të prodhojë kriza në procesin e vendimmarrjes: politike, legjislative, dhe ato sociale e politike. /BS

largea_largea_fadil14079487431449775270.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back