Senzacioni nga Kroacia quhet Concept_One...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Senzacioni nga Kroacia quhet Concept_One. Si ka ardhur deri te ajo kompania kroate Rimac të ndërtojë superautomobil elektronik, më i fuqishëm se Veyron, i cili shkon tek e njëqindta për 2,7 sekonda, deri në shpejtësinë maksimale 300km/h, autonomi deri në 600 km vetëm me një mbushje baterishë dhe ti venë cmim prej 700,000 euro? Prapa projektit qëndron emri i shpikësit 23 vjecar Mate Rimac, me aktorë të përfshirë si ekipi i dizajnit për brendësinë e cila ka punuar për Pininfarina, Adriano Mudri-i njohur për modelet Q2 dhe RS7 të Audi, i cili është përgjegjës për eksterierin, me një mbulesë të përbërë prej fijeve të karbonit..


Mate, mburret se ai tashmë ka porosi nga një sheik i pasur arab dhe ofertë për prodhim masiv. Veturën prej 1650 kg e lëvizin 4 elektromotora, të vendosur nga një në cdo rrotë, të cilat në mënyrë të pavarur zhvillojnë nga 340 KF dhe 12.000 rrotullime për minutë, ndërsa mbushen me bateritë të përbëra nga litium-hekur-fosfat të quajtura LiFePO4. motorët përdorin magnet të përhershëm dhe freskohen me ujë, dhe njëkohësisht, përshkak se janë të pavarura, përdoren si ABS dhe ESP system, të udhëhequra nga All ثheel Torque Vectoring Sistem. Transmetimi bëhet nëpërmjet ndëruesit të vetëm të shpejtësisë me dy reduktues në cdo aks, të vendosura në një shtëpizë të vetme. Frenat janë karbon-qeramikë, të duhura për superautomobilë..//FaceBook.Com

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top