Arfenilla
Themelues i Forumit
Nuk ka dyshim se ky është lajmi kryesor i ditës për shumë media ndërkombëtare. Shkencëtarët e CERN kanë deklaruar sot se kanë zbuluar një thërrmijë të re. Ajo është shumë e ngjashme me Thërrmijën Higgs, që njihet ndryshe me emrin Thërrmija e Zotit.
Për më shumë se 45 vite shkencëtarët kanë qenë në kërkim të kësaj thërrmije, që i jep kuptim pyetjes se si materia fiton masën.
Dy eksperimente në kërkim të kësaj thërrmije, të bëra në qendrën kërkimore në kufijtë franko- zviceranë, kanë shtuar shpresat se kjo është Thërrmija e Zotit. Megjithatë duhet më shumë punë për të faktuar se ajo që ata shohin është Thërrmija Higgs.
Të dy skuadrat thonë se kanë zbuluar një thërrmijë që peshon 130 herë më shumë se protoni në zemër të çdo atomi.
Shpallja e rezultateve u prit me duartrokitje.
Profesor Peter Higgs, prej nga ka marrë emrin edhe thërrmija, tha se në jetën e tij po ndodh diçka e pabesueshme.
Të dhënat janë të forta, por mbetet për tu parë nëse thërrmija është vërtet modeli standard Higgs. Dhe natyrisht kjo do kërkojë kohë. Nëse do faktohet se ajo është thërrmija e pretenduar, ky ndoshta do jetë zbulimi më i madh i bërë gjatë këtij shekulli.
Eksperimenti u realizua në atë që njihet me emrin Large Hadron Collider. Ka kushtuar 10 miliard dollarë dhe është përshpejtuesi më i fuqishëm i thërrmijave që është ndërtuar ndonjëherë. Aty realizohet përplasja e protoneve me një shpejtësi pranë shpejtësisë së dritës për të parë se çfarë fenomeni do të sjellë kjo përplasje info...