Sëmundjet tumorale në rritje, apelohet për sensibilizim dhe depistim në kohë

cent

...Lontano
TIRANث- Ndërsa sëmundjet tumorale kanë njohur rritje vitet e fundit, strukturat shëndetësore apelojnë për sensibilizim për depistimin në kohë të tyre. Rëndësi e veçantë në këtë drejtim i është dhënë informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës, me synim reduktimin sa më të madh të këtyre sëmundjeje.

Shiko fotografinë 1730590

Tumoret zënë vendin e dytë të vdekjeve në vendin tonë, ndërkohë që vitet e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve të ekzaminuara me këto sëmundje. Të dhënat flasin për rreth 6000 persona çdo vit, të prekur nga forma të ndryshme të kancerit, më të shpeshta ndër të cilat kanceri i mushkërive tek meshkujt dhe ai i gjirit tek femrat. Moshat më të prekura nga tumoret janë 45 deri në 50 vjeç, por shqetësuese për mjekët është ulja e moshës së të prekurve.

Kanceri është përgjegjës për 17% të vdekjeve në Shqipëri, duke u renditur kështu në vend të dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare për vdekshmërinë.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillim e kancereve janë konsumimi i alkoolit, duhanit, ndryshimi i stilit të jetesës, mbipesha ,shtimi i ushqyerjes me mish, faktorët ambientale si ndotja e ambientit nga tymi i makinave, përdorimi i kimikateve në bujqësi, industri, ndërtim, ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit ultraviolet.

- Kaceret më të shpeshta tek femrat -
Kanceri i gjirit radhitet në vend të parë te tumoret tek femrat, ndërsa shqetësues mbetet dhe kanceri i qafës së mitrës që zë vendin e dytë. Strukturat shëndetësore herë pas here kanë apeluar për sensibilizimin për depistimin e këtyre kacereve, duke i dhënë rëndësi të veçantë informimit dhe ndërgjegjësimit të vetë grave dhe vajzave.
Të dhënat nga tregojnë se kanceri i gjirit është në rritje, ndërsa po haset dhe në mosha më të reja se më parë, një tendencë që vjen me ndryshimin e stilit të jetesës. Por, në rritjen e rasteve ka ndikuar dhe shtimi i ekzaminimeve për këtë sëmundje, gjë që konsiderohet pozitive, për shkak të kapjes në kohë të sëmundjes. Megjithatë, mjekët apelojnë për kontrolle rutinë, pasi një pjesë e mirë e rasteve ende kapen në stade të avancuara, kur mundësitë për trajtim janë më të vogla dhe prognoza është më e keqe.
Sipas të dhënave, çdo vit diagnostikohen rreth 400 deri në 500 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit. Kjo sëmundje prek më shumë moshat nga 45-64 vjeç, por shqetësues është fakti që vitet e fundit po vihet re ulje e moshës së të prekurave nga kjo sëmundje, deri nën 35 vjeç.
Të dhënat botërore tregojnë se një në tetë gra në botë preken nga kanceri i gjirit, ndërkohë që prej këtyre 1 në 28 vdesin. Sa i takon grupmoshave, në moshën 20 vjeçare, nga kjo sëmundje preken 1 në 2000 vajza.
Sa i takon kancerit cervikal, sipas të dhënave, më të prekura janë gratë në moshën mbi 40 vjeç. Intensiteti më i lartë i prekshmërisë nga ky kancer, sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Kancerit, vihet re në moshat mbi 45-49 vjeç.
Ky kancer zë vendin e dytë të kacereve që prekin femrat, ndërsa mjekët theksojnë domosdoshmërinë e kontrolleve, pasi, sipas tyre, mbetet shumë problematik fakti se shumica e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara të sëmundjes, ku rreziku për jetën është jashtëzakonisht i madh.
Parandalimi nëpërmjet vaksinimit dhe kryerjes së depistimeve periodike reduktojnë riskun e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës deri në 94%.

- Kanceri i mushkërive -
Kanceri i mushkërive është dhe një ndër më të përhapurit në vendin tonë, tred ky që ndjek atë botëror. Në bazë të statistikave, në botë preken dhe vdesin 10 milion persona në vit.
Sipas mjekëve, kanceri i mushkërisë, ashtu sikurse ai i gjirit, takohet në mosha më të hershme, 30-40 vjeçare, por shqetësuese mbetet fakti që po vërehet dhe në pjesën e popullsisë që nuk pinë duhanin.
Për kancerin e mushkërisë apo pulmonar, ka një sërë faktorësh, krahas atij gjenetik, por kryesor mbetet duhani. Tashmë, është vërtetur plotësisht që duhanpirja shkakton kancer të mushkërisë, theksojnë mjekët, sipas të cilëve, ndotja ambjentale është një shkaktar tjetër i kancerit të mushkërive.
Mjekët shprehen se diagnostikimi në fazat më të hershme të këtij kanceri rrit mbijetesën disa vjeçare tek të sëmurët. Sipas tyre, simptoma e parë mund të jetë kollë e tejzgjatur, të cilën pacientët e marrin si kollë duhani. Por nëse një kollë zgjat 2-3 muaj dhe mjekimi nuk jep efikaset, personat e prekur duhet të drejtohen tek mjeku.
Kanceri mund të fillojë me enjtje të gjymtyrëve, me artikulacione të duarve dhe këmbëve. Patologjia mund të fillojë si bronkopneumoni, ose pneumoni me temperaturë të lartë që do kohë të bjerë, me gjithë mjekimin antibiotik. Por në 50% të rasteve mund të fillojë me hemoftizi, pra me gjak. Një simptomë mund të jetë dhembja e gjoksit, që, sipas mjekëve, tregon që tumori është në kontakt me pleurën dhe në ekzaminimet e bëra në radiografi mund të konstatohet një hije./BeratiLive
 
Titulli: Sëmundjet tumorale në rritje, apelohet për sensibilizim dhe depistim në kohë

Depistim??
Me pelqen si ide por te flasin shqip te pakten!
 
Titulli: Sëmundjet tumorale në rritje, apelohet për sensibilizim dhe depistim në kohë

ne fakt ky term perdoret, pasi diagnostikm nuk eshte termi i duhur.
 
Back
Top