Sëmundjet që parandalohen nga luleshtrydhja

MasteR

I'm offline
luleshtrydhe2.jpg


Luleshtrydhja është një frut e cila nga përmbajtja e saj ka mundësi të mira për të qenë parandaluiese e sëmundjeve të ndryshme të organizmit. Ajo është një mënyrë e mirë për të eleminuar sëmundje si;

Zemrën, konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë në anthokianina ul rrezikun e atakut kardiak me 32%.

Artritin, në sajë të përmbajtjes së lartë në "quercitine", ato përbëjnë një anti-inflamator natyral.

Sëmundje tumorale, luleshtrydhet përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin.

Hipertensionin, përmbajtja e lartë në elektrolitin kalium i bën luleshtrydhet zgjedhje të shkëlqyer për ata që vuajne nga tensioni i lartë.

Kapsllëkun, në sajë të fibrave dhe ujit që përmbajnë, ndihmojnë zbutjen e feçeve.

Diabeti, në sajë të indeksit glicemik të ulët, luleshtrydhet mund të shijohen pa merak nga personat që vuajnë nga diabeti, duke u përfshirë në menunë e tyre brenda nevojave të përcaktuara në karbohidrate.

Depresioni, përmbajtja e kënaqshme në acid folik i bën luleshtrydhet zgjedhje të shëndetshme edhe për biokiminë e trurit tonë.

Kolesterolin, konsumi i përditshëm i luleshtrydheve ju ndihmon të kontrolloni më mirë nivelin e yndyrnave në gjak. /albeu/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top