Sëmundjet genitale

Abstrakt

😉
Sëmundjet genitale


Burimet mjekësore trajtojnë sëmundjet gjenitale,ngase ato janë tani ndër sëmundjet më të përhapura ngjitëse në botë. S’ka dyshim se sëmundjet gjenitale janë sëmundjet ngjitëse më të përhapura në Perëndim,pas mposhtjes se suksesshme të shumicës së sëmundjeve të tjera ngjitëse. Sëmundjet gjenitale janë shfaqur si sëmundje shume të rrezikshme ngjitëse.

Revista mjekësore transmeton një raport nga Florida (SHBA),të paraqitur nga një ekip specialistesh për sëmundjet femërore,ku thuhet:-“Shtimi i gjendjeve që janë identike me kancerin e qafës së mitrës te vajzat,mosha e të cilave sillet ndërmjet viteve 15 dhe 22,e kalon përqindjen prej 800%,në periudhën ndërmjet viteve 1970 dhe 1974. Hulumtuesit konsiderojnë se ky shtim i tmerrshëm është shkaktuar me shtimin e pakontrolluar të marrëdhënieve ****uale. Që të mund të bënim një krahasim,te shikojmë se çka thotë profesori William Bejkers,I cili në vendet arabe qëndroi me shërbim me tepër se 20 vjet: -“Organet më të pastra gjenitale janë ato qe i kam kontrolluar në Arabinë Saudite…”Ai kishte kryer kontroll së hollësishëm të më shumë se 30.000 grave në Arabinë Saudite,dhe kishte marrë mostra nga vagina dhe nga qafa e mitrës. Te gjitha ato mostra kanë treguar se janë te pastra nga gonokoku (gonorrhoea),nga klamidia (Chlamydia),nga trikomanosi (trichomonas),nga kërpudhat parazitare dhe nga kanceri i qafës së mitrës. Profesori William Bejkers thotë se shkak i një gjendjeje të tillë janë dy gjëra: zinaja e rrallë dhe synetimi i meshkujve. Marr nga libri:”Sëmundjet gjenitale” Autori:Muhammed Ali El-BarrNë doracakun e njohur mjekësor Merk Manual thuhet: -“Sëmundjet gjenitale janë sot sëmundjet më të përhapura në botë. Qe dy dekada për çdo vit shtohet numri i të sëmurëve. Organizata Ndërkombëtare për shëndetësi (WHO) ka vlerësuar se për çdo vit nga gonorreja (triperi) sëmuren 250 milion persona. Gjithashtu WHO vlerëson se për çdo vit sëmuren 50 milion nga sifilizi (syphilis)



Marrë nga libri:”Sëmundjet gjenitale”
Autori:Muhammed Ali El-Barr
 
Back
Top