Sëmundjet e këmbëve

Kresha

A pretty face can never trick me
Shqiptarët nuk kujdesen për këmbët dhe as për këpucët e tyre. Ata i kanë “lënë” në harresë edhe pse këmbët duhen trajtuar dhe kujdesur aq shumë për to sa për çdo pjesë të trupit. Në fakt vihet re se janë të paktë ata që shkojnë të trajtojnë këmbët, të blejnë këpucët e përshtatshme dhe të kujdesen për këmbët.





Mjekë dermatologë, estetistë dhe këpucarë, por edhe qytetarë japin opinionin e tyre në lidhje me fenomenin e mungesës së kujdesit ndaj këmbëve.

“Këmbët mjafton që i laj, por ndonjë kujdes tjetër special, jo. Fundja nuk kam pasur ndonjë problem serioz ndaj dhe nuk më ka qëlluar që shkoj t’i trajtoj apo t’i vizitoj te ndonjë specialist. Këpucët mjafton të më bëjnë e të më rrinë mirë, sa për materialin apo lartësinë e takave nuk shqetësohem”-thotë Anisa, rreth të 25-tave, e cila nuk e koncepton si neglizhencë ndaj këmbës këtë.

Por, neglizhencën e kujdesit ndaj këmbëve e konfirmojnë specialistët e fushave të ndryshme dhe kjo ngre probleme të shumta. Konstatimet e mjekëve fillojnë me këmbë që kanë thembra të çara, plot kallo, me thonj të kalbur dhe të futura thellë në mish, me lëkurë me myk dhe me shumë probleme të tjera që i gjen rëndom tek shqiptarët.

Mjekja dermatologe në shërbimin e Dermatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Etleva Shkodrani, pohon se pak kush e di rëndësinë e këmbëve dhe pacientët shpesh vijnë kur problemet e tyre kanë avancuar dhe kërkojnë mjekim emergjent. “Në momentin që ne përdorim këpucë të mbyllura, hermetike, të paajrosura, të keqpërdorura dhe të papërshtatshme, ato shtojnë më tepër mundësinë që këto fenomene të zhvillohen dhe të manifestohen klinikisht me mykun e këmbës dhe infeksioneve të këmbëve.

Në fakt ne këtë e vemë re shpesh tek pacientët dhe kjo situatë ka ardhur pikërisht për shkak të mungesës së kujdesit që kanë pasur ndaj këmbëve”,- pohon Etleva Shkodrani, duke shtuar se shpesh problem janë edhe këpucët që blihen tek tregu i “Gabit” për shkak të mungesë së higjienës që kanë.

Nga ana tjetër, edhe konstatimet e këpucarëve nuk janë të rëndomta dhe janë dëshmi që shqiptarët nuk kujdesen as për këpucët e tyre. 80-vjeçari Nexhip Galanxhi, prej 68 vitesh këpucar vëren me keqardhje se këpucët që përfundojnë tek ai për riparim tregojnë se ndaj tyre nuk është treguar aspak kujdes dhe respekt. “Tashmë shqiptarët kanë harrur t’i lyejnë këpucët apo t’i pastrojnë si duhet. Madje edhe kur kujdesen për këpucët i lajnë më ujë, çka është krejtësisht e dëmshme për to.

Po vë re se njerëzit këpucët nuk i marrin as të përshtatshme me këmbën, ka nga ata që i marrin deri në tre numra më të mëdhenj se këmba, me ca maja të gjata, vetëm se janë në modë”, pohon këpucari duke shtuar se njerëzit nuk e kuptojnë se këmba do një këpucë të përshtatshme, pse jo, që të shkojë edhe me shtatin e personit. Ai shpreh rezerva sidomos për femrat.

“As femrat nuk janë fare të kujdesshme. I blejnë ca këpucë me taka në formë kunji që nuk kanë bazament dhe i veshin çdo ditë në rrugë të papërshtatshme. Nuk dinë të përdorin këpucët sipas vendit dhe kohës ku duhet ti veshin”, thotë Nexhip Galanxhi duke shtuar se femrat i sjellin për t’i rregulluar takat kur ato janë shtrembëruar aq shumë sa është e pamundur t’i rregullosh. Ajo çka është akoma më problematike është fakti se këpucët i sjellin të pista. Mbajnë erë dhe janë të lëna krejtësisht pas dore.

Nga ana tjetër ekspertët e shëndetësisë theksojnë se mungesa e vëmendjes ndaj këmbëve, por edhe këpucëve mund të sjellë pasoja akoma më serioze për shëndetin. Sipas tyre këmbët mbajnë peshën e gjithë trupit dhe nëse ato nuk trajtohen mirë problemet fillojnë edhe me shtyllën kurrizore dhe plot shqetësime të tjera”- pohojnë specialistët. Megjithatë konkluzioni i tyre është se fatkeqësisht vihet re se shumica e shqiptarëve nuk kanë respekt as për këmbët dhe as për këpucët që mbajnë këmbët.

Estetistja: Trajtimin e këmbëve femrat e bëjnë vetëm për estetikë
Shumica e personave që vijnë për të trajtuar këmbët e bëjnë për efekt estetik ku në fakt ky efekt duhet të jetë në plan të dytë, shprehet estetistja Antoneta Toçka, e cila shpjegon se këmbët duhen trajtuar me produkte estetike që janë pikërisht për këtë qëllim.

“Në përgjithësi femrat vijnë për të bërë manikyr dhe pediker, por me atë rast pastrojnë edhe kallot apo ndonjë trajtim tjetër. Vëmë re plot probleme, si thonj të kalbur, të futur në mish, të cilat përfundojnë deri në kirurgji”,- pohon Tomçka duke shtuar se në përgjithësi janë femrat ato që vijnë dhe trajtojnë këmbët ndërsa meshkujt janë të rrallë dhe ata që vijnë janë kryesisht të jetuar jashtë vendit. Mungesën e edukatës ndaj këmbëve estetistja e lidh edhe me faktin se trajtimi i këmbëve me produkte dhe në qendra estetika ka filluar diku pas vitit 2000 ndërkohë që në vendet e zhvilluara këto trajtime njihen prej shumë dekadash.

“Problemet madhore me këmbët fillojnë sidomos tek të moshuarit sidomos pasi u fillon menopauza e andropauza, për shkak të ndryshimit të metabolizmit të trupit. Tek këto mosha kryesisht thonjtë e këmbëve futen në mish dhe si pasojë shkojnë deri në ndërhyrje kirurgjikale për shkak të neglizhencës në trajtim”,- thotë Tomçka. Ajo thekson se rekomandohet që këpucët të jenë të rehatshme dhe të përbëra nga material, i cili nuk shkakton lagështirë. Disa nga infeksionet që merren në këmbë mund të jenë edhe ngjitëse ndaj duhet të shmanget veshja e këpucëve të dikujt tjetri. Këmbët duhen trajtuar me produktet që janë për atë linjë dhe njerëzit duhet ti trajtojnë ato jo thjesht për efekt estetik por edhe shëndetësor.

8 mënyrat për tu kujdesur për këmbët

Pushimi duhet të jetë një moto
Nuk duhet të qëndroni në një vend për një kohë të gjatë, por duhet të ecni shumë shpesh. Kur jeni të ulur, brenda mundësive duhet t’i mbani këmbët pak më lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Në rastet kur shtriheni për të fjetur, këmbët duhet të rrinë në një nivel pak më të lartë se ai i shtratit. Duhet të bëni periudha pushimi gjatë ditës.

Gjimnastika dhe banjoja
Të shtrirë duhet të bëni levizje të lehta të këmbëve duke i shtrirë ato me lart se vendi në të cilin ndodheni, gjithashtu duhet të bëni një banjë prej 15-30 minutash, gjatë së cilës të rrini në ujë me temperaturë nga 36- 37 gradë. Nëse nuk është e mundur një banjë, atëherë është e këshillueshme të mbani këmbët në ujë të ngrohtë në po të njëjtat temperatura.

Klima
Duhet të evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagështirë. Vendet malore janë me të këshillueshme, por nëse ju zgjidhni detin atëherë janë të këshillueshme banjot e gjata dhe shëtitjet në breg të detit me ujin gjer te gjunjët. Mundohuni te ekspozoni sa më pak këmbët në diell dhe mbajtjen e tyre sa më të shkurtër në rërë. Në shtëpi mundohuni të mbani temperatura mes 19-20 gradeve.

Veshjet
Mundohuni të evitoni këpucët e ngushta, të nxehta dhe elastike. Kini kujdes sidomos nga këpucët shumë të ngushta, shumë të larta apo shumë të ulëta. Mundohuni t’i gjeni sa me të rehatshme.

Sporti
Nuk këshillohen sportet me lëvizje të vështira dhe të lodhshme. Më saktë i thuhet jo: tenisit, skive, shpatës, golfit, futbollit apo dhe sporteve të tjera me top, kërcime dhe vrapimeve të shpejta. Po, vetëm për notin dhe marshimet e lehta në ajër të pastër.

Higjiena
Mundohuni të mbani të pastër lëkurën e pulpave dhe të shputës së këmbës duke i larë ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremera sa më ushqyes për këmbët. Nëse është e këshilluar nga mjeku, mund të përdorni dhe çorape elastike.

Ushqimi
Kini kujdes me dietat që përdorni, mundohuni të hani sa më shumë ushqime dhe fibra. Mundohuni të hani sa më shumë ushqime të lehta për t’u tretur pa vështirësi. Mundohuni te evitoni ushqimet pikante, hani sa më shumë fruta dhe perime dhe pini ujë.

Takat
Kujdes sidomos ato femra që rrezikojnë të kenë variçe. Pavarësisht nga të gjithë faktorët, dëmin kryesor e shkaktojnë takat e larta. Megjithëse kanë shumë feminilitet, ato shkaktojnë dhe shume deformime të këmbëve dhe të shtyllës kurrizore. Taka ideale është ajo 3-4 centimetra./shekulli/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top