Sëmundja më e rrallë në botë

! - !

Once upon a time...
Sëmundja më e rrallë në botë njihet si sindroma e Cotard-it apo edhe sindroma e mohimit.

Gjallë…por i vdekur. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje e çuditshme apo e pazakontë janë të bindur se kanë vdekur dhe e shohin veten e tyre si të vdekur të gjallë apo si zombi. Sëmundja paraqet simptoma kaq të thella saqë ata pohojnë se ndiejnë sikur s’kanë gjak, as tru, as organe dhe madje ndiejnë aromën e mishit të tyre të kalbur.

Ky delir i lidhur me sëmundjen e hipokondrisë nxjerr në pah mohimin e egzistencës të gjithçkaje që i rrethon dhe më pas të vetë egzistencës njerëzore. Mes simptomave më të zakonshme hasen: depresioni, vetëgjymtimi, mendimet vetëvrasëse, analgjezia ose mungesa e dhimbjes, besimi se trupi ka vdekur dhe dekompozimi apo e besimi se janë të pavdekshëm. Kjo sëmundje që shfaqet papritur është e zakonshme tek depresionet e thella qofshin psikotike, delirante dhe mund të ndeshet edhe tek sëmundje të tjera mendore si skizofrenia dhe psikoza.

Nga e merr emrin kjo sëmundje?

Jules Cotard është neurologu francez që zbuloi këtë sindromë duke e emërtuar fillimisht “deliri I mohimit” në 1880. Cotard e bëri të ditur zbulimin e tij në një koferencë në Paris nga rasti I një pacienteje që mohonte egzistencën e disa pjesëve të trupit, e bindur se smund të vdiste në mënyrë natyrale. Ky crregullim akoma nuk është pranuar si sëmundje, as nuk shfaqet në manualin e diagnozave, as në statistikat e sëmundjeve mendore (DSM), as është njohur nga OBSH (organizata botërore e shëndetsisë). /bota.al
 
Titulli: Sëmundja më e rrallë në botë

Une do e hapja tek Mjeksia ose Psikologjia. Sindroma ska asgje per te qene tek kurjozitetet.
 
Titulli: Sëmundja më e rrallë në botë

Ky crregullim akoma nuk është pranuar si sëmundje, as nuk shfaqet në manualin e diagnozave, as në statistikat e sëmundjeve mendore (DSM), as është njohur nga OBSH (organizata botërore e shëndetsisë).


Ka qene mire tek kuriozitetet tema perderisa nuk eshte pranuar si semundje ekzistuese.
 
Titulli: Sëmundja më e rrallë në botë

As obeziteti nuk futet tek DSM po kjo sdo te thote qe nuk eshte semundje ;)

Bthw.
 
Titulli: Sëmundja më e rrallë në botë

Qe dmth eshte ne rregull edhe nese vihen tek Kuriozitetet e ska pse levizen btw :)
 
Titulli: Sëmundja më e rrallë në botë

Meqe tema ka titullin: "Semundja.." i shko mjeksise them une (si arkitekte, jo mjeke)!
Ai qe e ka leviz nuk u lodh! Por, ketu jemi ne. I levizim prap vec ndajeni mendjen!

:p
 
Titulli: Sëmundja më e rrallë në botë

Aman e levizni prap tek kurjozitetet (edhe pse ska gje per kurjozitet) veç i beni qejfin Akit se u fiksua.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top