Titulli: Sëmundja e Alzheimerit
Alzhejmer nuk është harresë nga pleqëria
Aktiviteti i rregullt trupor, dukshëm mbron funksionin trunor, vonon Alzhejmerin
Shpesh kur pyesim njerëzit, nëse e dini se çfarë është SIDA ose KANCERI të gjithë thonë PO, por kur pyesim se çfarë është sëmundja e ALZHEIMER, nuk dinë të përgjigjen me siguri E pra, kjo sëmundje ka kohë që është zbuluar dhe kohet e fundit po flitet shumë për të. Kjo sëmundjë është indentifikuar në 1907 nga një mjek gjerman që quhej Alois Alzheimer. Sot njihet si sëmundja e pleqërisë ose më saktë, që vjen nga pleqëria. Në fakt, është një gabim të quhet e tillë. Kjo sëmundje shfaqet me rritjen e moshës, por kjo është një sëmundje e vërtetë.
اfarë është sëmundja e Alzheimer? Alzheimer është një sëmundje që prek trurin, (neurodegjenerative) mosfonksionim normal i disa qelizave nervoze, që shkakton në mënyrë progresive dhe të pariparueshme humbjen e memorjes, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi në gjestet e jetës së përditshme…
Shkaqet e sëmundjes
Origjina e kësaj sëmundjeje është akoma e pashpjegueshme, e mjekët nuk e dinë akoma si të ndalojnë progresin e saj. Kërkuesit dinë që kjo sëmundje prek moshat mbas 65 vjeç, por ka raste që kjo prek edhe mosha më të reja se 50 vjeç. Dinë po ashtu, që kjo sëmundje prek po aq meshkuj sa dhe femra dhe se nuk është sëmundje ngjitëse, nuk ka lidhje me problemet arterial cerebral e nuk vjen nga stresi. Por kërkuesit nuk shpjegojnë asnjë shkak të kësaj sëmundjeje.
Simptomat e sëmundjes
Sëmundja e Alzheimer shfaqet me humbjen e memorjes, por me një humbje që nuk i ngjason humbjes së memorjes që vjen nga mosha, por një humbje e memorjes në mënyrë consideruse, sigurisht kjo humbje e memorjes nuk vjen nga sot, nesër, por në mënyrë progresive. I sëmuri nuk do të jetë në gjendje të kujtojë ngjarje që i ka jetuar para pak kohësh, nuk do jetë në gjendje të memorizojë asgjë të re.ë Fatkeqësisht, gjendja ose situata, vjen e keqësohet deni në atë shkallë, ku i sëmuri duhet të spitalizohet ose dikush të kujdeset për të në jetën e përditshme, sepse ai bëhet dependant (i varur).
Diagnostika
Për të identifikur këtë sëmundje, nuk ekzistojnë teste ose ekzamime të thjeshta e të sigurta. Kështu që për mjekun nuk është e thjeshtë të vendosë diagnozën. Mjeku shqyrton me hollësi të gjitha mundësitë që mund të jenë origjina e humbjes së memorjes, para se të vendosë diagnostikimin.
I vetmi diagnostikim i sigurt për momentin, është autopsia (sigurisht pas vdekjes së pacientit), ku vërtetohen dy dëmtimet e trurit që karakterizojnë këtë sëmundje. Ato janë « pllakat stenile » e « degjenerim të neurofibrillevë »
Trajtimi i sëmundjes
Fatkeqësisht, nuk ka akoma një medikament, që mund të shërojë sëmundjen e Alzheimer ose të ulë progresin e saj.. Ekzistojnë medikamente, që ndihmojnë ose lehtësojnë simptomat dytësore, që janë depresioni, akthi, pagjumësia e paranoja. Sigurisht, është shumë e rëndësishme, që marrja e këtyre medikamenteve të jetë e kontrolluar në mënyrë sistematike nga mjeku. Përhapja e sëmundjes është pak a shumë e njëjtë në gjithë botën dhe lëviz 5% - 10% në moshën 65- vjeçare. اdo vit përqindja e të sëmurëve pas kësaj moshe rritet me 2% për të arritur sipas disa statistikave jo shumë optimiste në 50% në moshën 85- vjeçare. Pra, në çdo dy pleq në atë moshë, njëri ka Alzheimer.
Problemi i mjekësisë shqiptare qëndron se sot akoma vazhdon të thuhet për pleqtë se kanë "sklerozë" ose vdesin "nga pleqëria". Kur ka probleme memorieje, gjyshi apo gjyshja juaj kujtohuni se mund të jetë Alzheimer.
Përsa i përket shkaqeve, është e vërtetë që shkaqet nuk janë zbuluar plotësisht, por kërkuesit nuk janë krejt në errësirë. Ka disa hipoteza që bazohen në njohuritë e deritanishme. Shumica nuk verifikohen dot kollaj prandaj mbeten vetëm hipoteza. Duhet kuptuar që hipoteza në mjekësi (dhe shkencë) nuk janë ide spekulative artistike, por argumentohen me fakte. Psh. pllakat senile përmbajnë derivate të një proteine që prodhohet nga kromozoma 21. Ky kromozom është ai që shkakton dhe sëmundjen e Doën (kanë tre kromozome 21). Ata që janë Doën, nëse arrijnë të rrojnë deri 40-50 vjeç zhvillojnë të shumtën e herëve dhe Alzherimer. Pra, ka diçka në sekretin kromozomik. Ata që preken nga sëmundja e Alzheimer në moshë të re (40 - 50 vjeç) qëllon që kanë patur në familje dikë tjetër që ka vdekur me Alzheimer. Në këtë rast ekziston një komponent i fortë gjenetik dhe prognoza e sëmundjes është pesimiste pasi e vdes pacientin në 2-3 vite (Alzheimeri normal e vdes pacientin në 5-15 vjet). Për këtë sëmundje nuk ekzistojnë medikamente shëruese, por ekzistojne rregulla të caktuara që mund të ndiqen në shtëpi për ti vonuar sëmundjen dhe kollajtësuar jetën e çoroditur pacientit.
Ushtrimet fizike mbrojnë trurin
Një studim i ri te personat me simptoma të hershme të sëmundjes Alzheimer ka vërejtur dëmtim më të vogël të pjesëve të trurit (të cilat janë përgjegjëse për kujtesën) nëse personi është fizikisht aktiv.
Në studim kanë marrë pjesë 60 persona të sëmurë me sëmundjen Alzheimer në stadet fillestare dhe numër ekuivalent i personave të shëndoshë, me moshë mesatare 60-vjeçare. Personat të cilët ishin në formë më të mirë trupore kishin shumë më pak atrofi të indit trunor. Në bazë të kësaj, autorët e studimit mendojnë se aktiviteti i rregullt trupor, siç janë ecjet dhe shëtitjet, në mënyrë të dukshme mund të mbrojë funksionin trunor.
Një shembull dallues
Një profesor e shpjegoi diferencën mes harresave normale dhe harresave patologjike të dikujt me Alzherimer kështu: Ai tha: "Eshtë normale të harrosh ku ke lënë makinën kur shkon në pazar, por është anormale të harrosh që ke ardhur me makinë dhe të kthehesh në shtëpi në këmbë”.
Vitamina B ndikon mbi Alzhejmerin, por jo e dyfishuar
Ka kohë që shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes së Alzhejmerit, nga e cila preken gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën. Jeta e Geri dhe Meri Paunitit ndryshoi rrënjësisht 3 vjet më parë, kur tek Meri u shfaqën simptomat e para të Alzhejmerit. Geri thotë se kjo afektoi rrënjësisht jetën e tyre deri atëherë normale. Por, sëmundja i afroi ata edhe më shumë me njëri-tjetrin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve me Alzhejmer dyfishohet çdo 5 vjet për persona nga mosha 65 deri 85 vjeç. Por, nëse kjo sëmundje vonohet për 5 vjet, numri i rasteve në mbarë botën do të përgjysmohej. Deri kohët e fundit, mjekët kishin shpresuar se doza të larta me vitamine B mund të ulnin ritmin e vdekjes së qelizave të trurit dhe si rrjedhojë të ngadalësonin keqësimin e sëmundjes. Por, një studim i ri tregoi se vitamina B në doza të larta nuk ishte e efektshme, përkundrazi ajo duket se i shtoi rastet e depresionit tek pacientët që e marrin atë. Doktor Paul Ejsin, një prej autorëve të studimit, thotë se rezultatet ishin zhgënjyese, pasi marrja e vitaminës B në doza të larta nuk pati ndonjë ndikim pozitiv ndaj Alzhejmerit. Pacientët me Alzhejmer kanë nivele të larta të një substance kimike të quajtur homocystein. Vitamina B ndihmon për shpërbërjen e kësaj substance në gjak, prandaj shkencëtarët donin të vërtetonin nëse shtimi i vitaminës B tek pacientët me Alzhejmer do të ndihmonte në ngadalësimin e humbjes së kujtesës. 240 pacientë morën çdo ditë vitamina B, ndërkohë që 170 të tjerët morën placebo. Tek ata që morën vitamina B niveli i homocystinës u pakësua rreth 25 për qind, megjithëse të dy grupet e pacientëve patën të njëjtën shkallë humbjeje kujtese.