Seleni për zorrë të shëndetshme

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Lëndët shtesë të cilat kanë selen në përbërje pengojnë krijimin e polipeve (krijimeve adenomatoze) në zorrën e trashë, bëjnë të ditur shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Hulumtime në Genoa të Italisë.

Në një studim të fundit kanë marrë pjesë më shumë se 400 persona të eksperimentuar, të cilët tashmë kishin pasur largim të polipit të zorrës. Atyre më pas u është dhënë sasi shtesë ditore e ushqimit të pasur me selen (200 mcg), zink (30 mg) dhe vitaminat A (6000 IU), C (180 mg) dhe E (30 mg).

Rezultatet kanë treguar se ndryshe nga grupi që ka marrë placebo (substancë pa efekt), në 40% të pacientëve që kanë konsumuar selen numri i personave të cilët përsëri kanë fituar polip të zorrës ka qenë më i ulët.

Polipet e zorrëve (formacione adenomatoze) janë krijime me potencial kancerogjen, madje 70-80% e karcinomave kolorektale rrjedhin pikërisht nga adenomat, prandaj edhe është e rëndësishme që ata të parandalohen.
•Telegrafi•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top