Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sekreti i rripit të femrave: përkufizon dhe thekson feminilitetin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ثshtë për t’u habitur sesi një aksesor i thjeshtë i modës, sikurse që është rripi, mund të kontribuojë aq shumë në një pamje femërore, respektivisht të bukur e joshëse

Images.jpg
Images.jpg


Rripi është kthyer në modë me të madhe, mu sikur të donte të përputhej me filozofinë e ‘shtrëngimit të rripit’ që mbretëron tani në botë. Këtë sezon, disenjatorët preferojnë femrën e cila ka një sensualitet të sofistikuar, ku në sy bie sidomos rripi i madh, i cili vihet lart, mbi bel. Shtëpitë e modës "Chanel" dhe "Dior" e kanë nënshkruar këtë aksesor të modës në javët e fundit të shfaqjes së koleksioneve të tyre. Për pranverë paralajmërojnë gurë shkëlqyes në rripa të hollë, sikur ata nga koleksioni “Lanvin”.
Porosia joshëse që bartë rripi është edhe më e theksuar nëse ai kombinohet me bluza të gjera e të mëdha, me pallto, ‘cardigan’ dhe fustane, me ç’rast vjen deri te theksimi më i madh i siluetës së femrave. Rripi është një aksesor unik i modës, meqë mund të kombinohet me shumëçka, mjafton që ta lini të lirë imagjinatën tuaj. Pamja e ashtuquajtur ‘casual’ e xhinseve dhe këmishës së hollë
mund të plotësohet me rrip i cili bie lehtazi në ije, e për mbrëmje mund të përgatiteni ashtu që vishni http://www.ikub.al/Tag_pantallona.aspxpantallona të ngushtë në kontrast me tunikën e gjerë, e cila lidhet me rrip të gjerë.
Por, që të theksohet beli, me rëndësi është që pjesa e epërme apo e poshtme e gardërobës të jetë voluminoze, përndryshe rripi e humbë qëllimin e tij. Zgjedhja e materialit për rrip është e pafundme, duke filluar nga lëkura e deri te druri, kurse detajethttp://www.ikub.al/Tag_detajet.aspx në formë të kristaleve spo tokëzës unike
mund të jenë zëvendësim i mirë për stoli. Për një përshtypje unike blini rripin që ka pamjen e qaforeve unike - "statement". Sido që të jetë, pa marrë parasysh se për çfarë varianti të rripit të përcaktoheni, me rëndësi është feminiliteti i personit që e bartë./aktualiteti/
 
Titulli: Sekreti i rripit të femrave: përkufizon dhe thekson feminilitetin

eshte e vertet...un nuk rri dot pa rrip
 
Titulli: Sekreti i rripit të femrave: përkufizon dhe thekson feminilitetin

Eshte e vertet
 
Titulli: Sekreti i rripit të femrave: përkufizon dhe thekson feminilitetin

nje rrip aq i trashe sa ai ne foton e pare eshte i ekzagjeruar,s`m`pelqejn fare
edhe rripat cope me duken interesante
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top