Sekreti i errët që fshihet në liqenin majë Himalajave (FOTO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sekreti i errët që fshihet në liqenin majë Himalajave (FOTO)

Shiko fotografinë 1886707

Ky liqen himalajan fsheh një sekret mjaft të errët. Zbulimi i frikshëm u bë në vitet 1940, por misteri u zgjidh në shekullin 21. Roopkund – Roopkund, i njohur gjithashtu si Liqeni i Skeletit ose Liqeni i Misterit, është një liqen akullnajor në Indi. Liqeni ndodhet afër fshatit Ëan në rrethin Chamoli të Uttarakhanin, në Himalaje. Ai është mbuluar nga dëbora për rreth tetë muajt e vitit


Më 1942, një roje pyjore britanike bëri një zbulim makabër: një liqen i ngrirë, plot kocka njerëzore! Por situata do të bëhej edhe më e çuditshme. Ndërsa akulli shkrihej gjatë verës, liqeni zbuloi edhe më shumë skelete.

Lufta e Dytë Botërore ishte në vazhdim e sipër në atë kohë dhe qeveria britanike dyshonte se këto ishin mbetje të ushtarëve japonezë që vdiqën gjatë rrugës për një pushtim tokësor. Qeveria britanike dërgoi një ekip hetuesish në Roopkund. Të shkuar ata arritën në përfundimin se kockat ishin shumë të lashta për të qenë të ushtarëve japonezë. Shumë teori u ngritën në atë kohë, duke përfshirë një rrëshqitje toke, epidemi, apo edhe vetëvrasje rituale si shkaku i gjithë atyre vdekjeve. Në vitin 2004 u organizua një ekspeditë në Roopkund me qëllim të qartë për të zgjidhur misterin. U konstatua se skeletet datonin rreth vitit 850 pas Krishtit. Kushtet e motit lokal bënë të mundur zbulimin e qimeve, mishit dhe madje edhe rrobave të viktimave, të ruajtura në

Nga mbetjet u identifikuan dy grupe njerëzish. Njëri ishte një grup individësh të lidhur ngushtë, të cilët mund të ishin familje ose fis. Grupi tjetër ishte i përbërë nga individë të vdekur rreth 200 vjet më parë, me prirje gjenetike me mediteranët lindorë. Besohet se kockat u përkasin pelegrinëve, që po kalonin malet me ndihmën e udhëzuesve lokalë. -Pavarësisht nga shumë teori të parashtruara, ekzistonte vetëm një emërues i zakonshëm në të gjitha kafkat: ato ishin të plasaritura. Çarjet në kafkë ishin të thella. Supet gjithashtu paraqisnin plagë. Përfundimi ishte se breshri ishte shkaku i vdekjes. Stuhi të dhunshme dhe të papritura goditën njerëzit dhe i vranë ata. Duke qenë të paaftë për t’u fshehur, pelegrinët dhe vendasit ashtu u goditën nga kokrrat e mëdha të breshrit deri në vdekje. Tekstet e një kënge të lashtë popullore Himalajane tregojnë historinë e një perëndeshë, e cila u zemërua aq shumë kur shenjtërorja e saj u dëmtua nga të huajt, saqë ajo i vrau me breshër.

Shiko fotografinë 1886708

Shiko fotografinë 1886709

Shiko fotografinë 1886710

Shiko fotografinë 1886711

Shiko fotografinë 1886712

Shiko fotografinë 1886713

Shiko fotografinë 1886714

b:gazeta,shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top