Sebastian Ogier e nis mbarë Rally-n e Australisë

cent

...Lontano
Sebastian Ogier e nisi me këmbën e mbarë Rally-n e Australisë. Piloti i Volkswagen e mbylli në krye ditën e parë të kompeticionit, duke lënë pas shokun e skuadrës së tij, Andreas Mikkelsen. Ogier që u nis i nënti në radhë, arriti të regjistrojë kohën më të shpejtë në Coffs Harbor, duke krijuar një avantazh prej 3.3 sekondash me ndjekësin e tij më të afërt.
k1rxjk.jpg
Në vendin e dytë, pas ditës së parë, u pozicionua finlandezi Mikko Hirvonen. Piloti i Citroen DS3 gjithashtu ishte mjaft i shpejtë në pistë, duke lënë pas fituesin e etapës kualifikuese, Kris Meeke. Zhgënjimi i ditës ishte Thierry Neuville. Nga piloti belg pritej më shumë, por trajektoret e tij mbi rrugë nuk ishin ndër më të mirat dhe pse Neuville në disa sektore ishte shumë më i shpejtë se rivalët e tij. Ajo që penalizoi belgun ishte hyrja në kthesa, e cila jo gjithmonë ishte sipas trajektores së duhur.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Stoli i trëndafilave

    Votat: 6 26.1%
  • 2-Papucet e gjyshes

    Votat: 8 34.8%
  • 3-Ndjesi Gruaje

    Votat: 3 13.0%
  • 4-Vjeshtë në shi.

    Votat: 1 4.3%
  • 5- "Udhëtar i jetës"

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Elena.

    Votat: 3 13.0%
Back
Top