Së shpejti njohje edhe nga disa shtete të Amerikës Qendrore dhe Jugore

Ado

FISEBILIL-LAH
Pas njohjes së Kosovës nga Kolumbia dhe Belize, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, përmes disa kanaleve zyrtare, është informuar se së shpejti Kosovën do ta njohin edhe disa vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore, bën të ditur MPJ.

Kolumbia të mërkurën e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur. Lajmin ia konfirmoi ministrit Hyseni ambasadorja e Misionit të Përhershëm të Kolumbisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Claudia Blum de Barberi. Ndërkaq në zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës ka arritur letra zyrtare e njohjes nga ana e Belizes.

Aktualisht Kosovën shtet i pavarur dhe sovran e kanë njohur 45 shtete. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top