Se shpejti ne treg telefoni i padukshem

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Telefoni i parë i padukshëm mund të jetë në horizont. Kompania tajvaneze e cila ka përdorur teknologji të ndryshme të dizajnuara për ekrane, ka shfaqur prototipin e telefonit të pare, të bërë nga xhami.
Polytron Technologies ka lansuar një telefon i cili është gati i padukshëm dhe i cili është punuar nga elektronika aq e vogël sa është e padukshme. Qarku i telefonit është i ndërtuar nga kabllot shumë të holla të cilat janë të paluara në mes të dy shtresave të xhamit.
Kompania tajvaneze ka krijuar edhe më parë produkte nga xhami për kërkesa të ndryshme. Molekulat e lëngshme të kristalit pozicionohen në mënyrë të rastësishme kur pajisja është e fikur. Ndërsa, kur pajisja aktivizohet, këto molekula renditen për të lejuar kalimin e dritës.

Me fjalë të tjera, telefoni do të jetë i padukshëm deri sa të aktivizohet. Polytron ka deklaruar se disa kompani të ndryshme kanë shfaqur interesim për produktin e tyre të ri. /Indeksonline/Shiko fotografinë 1426302

Shiko fotografinë 1426303
 
Titulli: Se shpejti ne treg.. Telefoni i padukshem

I padukshem?!?! ::cool::::cool:: Po si ta ngref, si ta ngref mo kur ma dhridh dikush??!! :paqe:
 
Titulli: Se shpejti ne treg telefoni i padukshem

LOL. Sdin më çtë nxjerin tani! Budallëqe me brira këto.
 
Titulli: Se shpejti ne treg telefoni i padukshem

Sa kot e kam par dhe ne tv sme pelqen.
 
Titulli: Se shpejti ne treg telefoni i padukshem

nga pamja nuk duket edhe aq!po dot doja ta kem nje till nje dit
 
Back
Top