Së shpejti do frenojmë makinën thjesht duke menduar

Kresha

A pretty face can never trick me
Imagjinoni pak sikur makina juaj të frenojë në vend vetëm sepse ju e keni menduar një gjë të tillë. Shkencëtarët gjermanë të TU Berlin janë duke bërë analizat e nevojshme për të arritur deri në ditën kur truri ynë do frenojë makinën duke shmangur aksidentet.

Eksperimentet e bëra deri më tani me personat e ofruar në kërkim tregojnë se mendimi për të frenuar është 130 milisekonda më i shpejtë se sa këmba në pedal. Duket në fakt shumë pak, por nëse jeni me 100 kilometra në orë, atëherë shkurtoni distancën e frenimit me 3.66 metra. //magjistari
 
Pe: Së shpejti do frenojmë makinën thjesht duke menduar

Tani do vijme te hame me mendje,te pijme me mendje etj etj...
 
Pe: Së shpejti do frenojmë makinën thjesht duke menduar

Shum palidhje absurde me duket kjo , bile shum ma e rrezikshme .
Qka nese te shkon mendja me frenu edhe pse nuk ke nevoje ? dhe je me nje shpejtesi te madhe ? at'here i then dhomt :P .
 
Back
Top