S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë

Arfenilla

Themelues i Forumit
46v6859.JPG



Lavdije K., nga rajoni i Prishtinës, mbi 30-vjeçare, e dobët nga shëndeti dhe duke u përballur me zbaticat dhe baticat e jetës, me zemër të thyer rrëfen momentin e ndarjes nga burri dhe fëmijët. Ndonëse jo shumë në moshë, vuajtjet që i ka përjetuar për më se 5 vjet e kanë bërë të duket shumë më e vjetër. Edhe kësaj të reje, sikurse shumë të tjerave kosovare, nuk i ka buzëqeshur fati në jetë. Ajo, pas më shumë se 10 vjetësh martesë, është ndarë nga burri duke i lënë 2 vajza dhe një djalë. E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur pa menduar shumë dhe asnjëherë në jetë ajo nuk e ka paramenduar që do të ndahet nga fëmijët. Mirëpo, arsyeja kryesore pse ajo është detyruar të ndahet nga ta është martesa e burrit me një grua tjetër dhe mospërballimi i ortakes në shtëpi. Akoma më shumë atë e bren ndërgjegjja se vetë ishte dashuruar në burrin e saj, por që i vjen puna burri ta marrë një tjetër, madje ta sjellë në shtëpi shtatzënë, kurrë nuk e ka menduar. Kurrë nuk më ka shkuar mendja se një ditë do të ndahem nga burri dhe fëmijët."Ne kemi pasur një jetë të mirë bashkëshortore dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme. Kemi pasur një jetë mesatare. Në vitin e fundit sjelljet e tij kishin filluar të ndryshonin ndaj meje, por edhe ndaj fëmijëve. Kishte filluar të dyshonte, por kurrë nuk i kishte shkuar mendja që burri i saj do ta sillte gruan tjetër shtatzënë", rrëfen ajo me lot në sy për mallin që ndjente për fëmijët.



Më lehtë do ta përballoja vdekjen, sesa të ndahem nga fëmijët

Ndër të tjera, ajo ka thënë se kur e pyeste burrin pse kishe ndryshuar, ai vazhdimisht heshte, kurse gjithë pagën e tij e harxhonte jashtë shtëpisë, mirëpo ajo e vazhdonte jetën për hir të fëmijëve dhe asnjëherë këtë nuk ia kishte rrëfyer familjes së saj."Do të vdes dhe do të hyj nën dhe dhe kurrë nuk do ta harroj momentin e ndarjes nga fëmijët e mi. Ai moment më tepër i ngjante një vdekjeje. Më lehtë do ta përballoja vdekjen, sesa të ndahem nga fëmijët. E kam pasur shumë vështirë të ndahem edhe me anëtarët e tjerë të familjes, pasi që asnjëherë nuk kam pasur telashe me ta. Me ta kuptuar fëmijët që raportet e mia me burrin kishin filluar të jenë të brishta, ata sikur e ndjenin që do vijë deri te ndarja dhe vazhdimisht më vinin prapa, duke mos më lënë të largohesha në asnjë hap. Por nuk kisha zgjidhje tjetër, përveç ndarjes, pasi që të jetosh me gruan tjetër të burrit në shtëpi, duke pritur që ajo të lindë fëmijë, është moment që nuk përshkruhet. Këtë situatë më mirë e kuptojnë ata që janë në gjendje të njëjtë", shprehet ajo me lot në sy. Sipas saj, ka më shumë se dy vjet, qysh prej ndarjes, që nuk i ka parë asnjëherë fëmijët e saj, edhe pse burri i kishte premtuar se do t'i lejonte vizitat e fëmijëve te dajallarët e tyre. Me ta kuptuar familja e saj se burri ishte martuar me një femër tjetër dhe ajo ishte shtatzënë, i kishte rekomanduar asaj që të ndahej, edhe pse e dinin që ajo do të ndiente dhembje dhe mall për fëmijët e saj. Nga malli dhe meraku për fëmijët, nëna Lavdije thotë se çdo natë i sheh në ëndërr, mirëpo e mban shpresa që një ditë, kur të rriten fëmijët dhe të pavarësohen, do ta vizitojnë nënën e tyre."Për mua më kurrë nuk ka festë dhe më së shumti mërzitem gjatë festave dhe për ditëlindjet e fëmijëve të mi. I vetmi kujtim nga ta më kanë mbetur fotot e tyre, pasi tashmë edhe zërin ua kam harruar. Më është ndarë zemra në disa pjesë, pasi asgjë më vështirë nuk ka në këtë jetë sesa të ndahet nëna nga fëmijët", ka nënvizuar ajo.



Sociologët: Divorci, pasojat i bartin fëmijët

Sociologët mendojnë që nga divorcet më së shumti janë të atakuar fëmijët, të cilët shumë vështirë e pranojnë një gjë të tillë, pasi që kontaktin më të madh fëmijët e kanë me prindër. "Ndarja e çifteve ndikon direkt te fëmijët, meqë fëmijët kontaktin më të madh e kanë me prindërit, duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës së tyre me ta. Fëmijët edhe socializimin, në të shumtën e rasteve, e përvetësojnë nga prindërit e tyre", ka thënë Ilir Rexha, sociolog. Sipas tij, kur një çift ndahet nga fëmijët shkëputet një pjesë e socializimit të tyre dhe natyrisht ndihet mungesa e theksuar e njërit prind."Fëmija, duke qenë pjesë e gjithë atij zhvillimi apo procesi dhe duke i parë për së afërmi grindjet apo mospajtimet mes prindërve, e mundon personalitetin e tij, duke u munduar që të kuptojë çdo gjë dhe në raste të tilla është shumë vështirë", ka sqaruar ai. Divorcet në Kosovë kanë ardhur duke u shtuar pas luftës, me ndryshimin e rrethanave shoqërore. Varfëria, tradhtia bashkëshortore dhe emigracioni konsiderohen si shkaktarët kryesorë të ndarjes së çifteve. V. REXHA
 
Titulli: S’e duroi ortaken, u nda pas 10 vjetësh martesë

Ndoshta jam dhe gabim..Por se kuptoj pse disa persona e bejen jeten e tyre personale publike...Pse u qenka kaq e nevojshme ta din te gjith historin tende problemet e tua familjare kur ato jan dhe do te mbeten gjerat e tua personale dhe askujt si takon te di se cbehet me jeten tende timen apo te tjetrit.....Mendimi im ku se di se si mund te shikohet nga te tjer kjo gje......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top