S'di-S'dua-S'mundem

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Mendimi im i këtyre ditëve ka qënë për rëndësinë e këtyre 3 fjalëve në jetën time.

Ajo që kam kuptuar është që ne i përdorim shpesh fjalët SDI dhe SMUNDEM dhe përdorim më rrallë
fjalën SDUA.
Kjo sepse SDUA ngjan me vrazhdë ndërsa SDI e SMUNDEM janë justifikimet.

...por ështe fiks fjala SDUA ajo që na ndalon të DIJMË dhe të MUNDEMI.

Kur ti DO diçka atëherë do i lejosh vetes të mësosh të DISH dhe të MUNDESH.

Pikërisht atëherë çdo gjë bëhet e mundur.

Zanafilla nis me:
UNË DUA 》 UNË DI 》 UNË MUNDEM.

(A. Pelinku)
blocks%20spelling%20cant%20-8403-ac80d916a081d2e9b50695e370cfe057@1x.jpg



APO JO MIQ TE FORUMIT??????? ^_^
 
Sa thelle i paske hyre Sole.

Ligjerata e drejte.
S’Di kur njeriu nuk ka informacion per diçka te caktuar.
S’Dua eshte kur njeriu nuk do.
S’Mundem kur njeriut i kerkohet diçka por per nje arsye te caktuar nuk e ploteson dot kerkesen.

Tani, nese ti ke nje arsye te caktuar mbi analizen qe i ben ne teme, ok, ama kuptim tjeter keto tre fjale nuk kane.😂😂
E kish postu 1 shoqe imja.(sic kam vene dhe emrin) Me pelqeu edhe thash po e coj si teme. ^_^
Gjthss, shpjegimin etimologjik e paske qa! haha

Sa per mua, une kam problem me fjalet ne aspektin tjeter. Nuk e them "s'dua" edhe kur nuk dua realisht. :rolleyes: As 's'mundem' dhe perfundoj duke u strapacuar si e si ta bej cfaredo qofte. Lol
 
Ne fakt vrazhdesine e fjales zdua neve ia themi vetes cdo dite ne situata te ndryshme diskutime te ndryshme kur e shfaqim hapur qe zduam te pranojme realitetin sic eshte me ose pa vetedije si dhe mendimin ndryshe ne momente te ndryshme
 
vajzat mami dua qips,une- jo... ato-ka qips ?
po ka...po sdua tu jap se nuk ju ben mire..maaaamiiiiiii....
nuk i justifikoj,u tregoj drejt as i genjej,por ua tregoj arsyen perse jo...
dhe eshte ndoshta fjala qe e them me shpejt se gjithe kur eshte nevoja..
 
Ah sole ,eshte e thelle shume rrenja e ketyre fjalve,eshte burimi i permirsimit njerzor.
Nese ne kemi predisponimin,e deshires,atehere ne mesojme dhe mundemi.
Parimisht njerzit e medhenje,kete rregull e kane si parim!
Nje njeri i sukseseshem kur komunikon dhe me njeriun me te thjeshte ne plesien e dijes,shikon kupton qe ai eshte me i thjeshte se vete thjeshtesia ne komunikim me kete individ.
Por kjo ndodh vetem tek elita e njerzve qe dine te operojne,shtjellojne dhe kuptojne magjine e ketyre 3 fjalve qe ke shpreh ti.
Tani ne varjantin me te thjesht dhe paktik te tyre,ku 80% i perdorin shabllon.
Fjalet marrin ne baze te situates dhe kuptimin.
Por ne thelb jane fjale ndricues, drejte nje jete me te ndritur.
Dhe mos te harrojme,duke ndricuar vetveten,ne behemi dhe neoni ndricues i atyre qe kemi rreth e rrotull.
Keshtu ndricohet nje shoqeri,komunitet e njerzimi ne tersine e ti.
 
Pothuajse si ty @Soulmind jam dhe une.
Tani vone kam nis ti them gjerat sic i ndjej.Them sdua kur sdua ti bej,por jo ne cdo rast qe sdua.Them smundem apo se di.
Shpesh vjehrri me thote ;Vuaj moj koke vuaj ,per te thene nje here jo sepse shume here na sheh te sforcuar per tia dal mbane gjerave qe smundemi ti bejme por qe themi po do e bejme.
Qe te jemi te ndershem dhe te sinqerte me veten,duhet ti themi ne vendin e duhur keto fjale pa u ndier te fyer,te paafte dhe te paditur .
Njeriu duhet te mesoj cdo dite,por smund te mesoj te bej cdo gje.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Une smundem se perdor asniher
Sdi ose sdua, me nxjerrin nga situata😂
 
Disa gjëra nuk janë në dorën tënde.
Prsh,nëse dikush dëshiron të bëhet ekonomiste dhe nuk merr vesh fare nga matematika.
Nuk ke se çfarë ti bësh.
Edhe ëndërrat apo dëshirat duhet të kenë ca limite.
Unë nëse dua dicka dhe nuk e arrij,heq dorë.
Jo të gjith janë të aftë për të arritur gjithshka.
Disa gjëra nuk jan për mua kaq.
 
Di, dua dhe mundem mjaftueshëm, se gjërat e tepërta nuk bëjn mirë për zemrën 😁
Zanafilla ime:
S’KAM KOHË!
 
Une i perdori tgjitha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top