“Scanderbeg Rocks!”

Love

βeℓℓe â๓e
Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu jo vetëm që vazhdon të tërheqë vëmendjen e studiuesve dhe të historianëve, por dalëngadalë po shndërrohet edhe në një mënyrë investimi për disa njerëz.

shqiponja.jpg


Së fundmi, një nismë private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka shndërruar Skënderbeun në një markë veshjesh. Quhet “Scanderbeg, I The Legend” (Skënderbeu, Unë Legjenda).

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie që prodhon veshje për meshkuj dhe për femra shkruhet se: “Scanderbeg” i ka rrënjët në Evropën e vjetër, ku shpata dominonte tokat dhe ku fuqia matej përmes pasionit dhe shpirtit për të drejtuar. Ekziston një lider tek të gjithë ne dhe ne e krijuam këtë markë veshjesh duke pasur këtë fakt parasysh”.

Më tej, në hyrjen promovuese që i bëjnë biznesit të tyre, përfaqësues të kësaj kompanie që është relativisht e re (e ngritur në vitin 2010) shprehin se: “Scanderbeg nuk është një markë. ثshtë një mënyrë jetese. Gjithçka ose asgjë! Fitore me çdo kusht dhe mbizotërim: kjo është motoja e prodhimeve tona, e punonjësve tanë dhe pikërisht kjo reflektohet në dizajnin tonë. Dizajni mund të ketë ngjashmëri, por mënyra e prodhimit të çdo bluze i bën ato unike”.

Bluzat kanë motive nga Skënderbeu të qëndisura në to. Herë pas herë dizajni përbëhet ose nga përkrenarja e Skënderbeut, ose nga imazhi i shqiponjës dykrenare.

Një set i bukur fotografish i realizuar nga modele e modelë të rinj prezanton jo vetëm bluzat, këmishat, por edhe pantallonat, fundet, si dhe një seri aksesorësh të tjerë. Më të veçantat duket se janë një set çantash udhëtimi, rezistente ndaj ujit.

ثshtë shumë e qartë se nisma private në fjalë është e destinuar të targetojë shqiptarët përmes blerjeve në internet.

Një prej hapësirave kryesore në faqen e tyre të internetit janë pikërisht instruksionet se si njerëzit mund të porosisin blerjet e tyre përmes internetit. Produktet kushtojnë nga 28 – 40 dollarë dhe 8 dollarë kushton shërbimi i tyre në rast se e porosit përmes internetit.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu vazhdon të mbetet një krenari për të gjithë shqiptarët. Vitet e fundit ai ka ngjallur jo vetëm fantazinë e biznesmenëve apo artistëve, por edhe debate të shumta mes radhëve të historianëve, sidomos pas publikimit të librit të austriakut Oliver Jens Shmit në shqip.

Debatet në lidhje me Skënderbeun janë gjithashtu shumë të nxehta po të klikosh në “Youtube” apo forume të tjera në internet mbi video apo materiale që portretizojnë pikërisht Skënderbeun. Sidomos mes të rinjve nga Kosova, së fundmi shikon përmes komenteve një ndarje të thellë thuajse ideologjike: një grup e përdor Skënderbeun për të sulmuar tendencat në rritje islamike mes të rinjve në Kosovë (përmes argumentit se Skënderbeu i luftoi turqit), e grupi tjetër tjetër sigurisht mbrohet duke sjellë në vëmendje faktin që, sipas tyre, mes shqiptarëve më patriotë janë myslimanët se kushdo tjetër i krishterë. Sigurisht këto janë pa fund argumente fëminore, por që tregojnë se vjen gjithmonë një moment që duhet shmangur po të jetë e mundur: sa bashkon, një hero kombëtar mund edhe të ndajë…

Shqiptarët Hollivudit: Bëni film për Skënderbeun!

Ndërkohë një prej zhvillimeve më interesante në forume të ndryshme në internet duket se ka të bëjë me një mendim gjithnjë e më të pranishëm tek shqiptarët për të parë një film mbi jetën dhe veprën e Skënderbeut, film i realizuar në Hollivud. Për këtë arsye mbi 2 mijë të rinj kanë firmosur ndërkohë në një peticion online kërkesën për të realizuar këtë film. Ata ia bëjnë këtë kërkesë regjisorit të njohur Zak Snajder (Zack Snyder – autor i filmit “300” që pasqyron betejën e spartanëve). Në peticion mbi 2300 firmëtarë shkruajnë: Përmes këtyre firmave ne i kërkojmë regjisorit të Hollivudit Zak Snajder që të prodhojë një film për Skënderbeun. Gjergj Kastrioti i njohur gjerësisht si Skënderbeu është një prej figurave më prominente të historisë së shqiptarëve. Ai njihet si “Dragoi i Shqipërisë” dhe mbahet mend për përpjekjet e tij titanike në luftë kundër otomanëve, përpjekje këto të dokumentuara fillimisht nga biografi i tij, Marin Barleti.
Burimi: Shekulli
Nga: Kristi Pinderi

Siti i firmes:
http://ithelegend.com/store/
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top