Sazani, ishulli shqiptar i paqes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
N/kol. Dr. Zaho GOLEMI​


Sazani - gur, pirateri dhe shpresë
Sipas të dhënave që japin arkeologët në shekujt 5 dhe 6 para erës së re, Sazani në fillim u quajt “gur” (që rrjedh nga fjalia saso=gur). Ishulli i Sazanit sipas autorit të vjetër romak Sklymi, i është dedikuar hyneshës Athina, e cila paraqitej në vizatimet e lashta me uniformë të praruar ushtarake. Që në antikitet ishulli thëritej me emrin Sasan, që do të thotë ishulli i Shpresës. I pari që e përmend është autori i antikitetit Skilariaki, i cili thotë: Më afër maleve Kereune është një ishull i vogël që quhet Sasan. Prej këtej në qytetin Orik (Orikum) lundrimi mban një të tretën e ditës. Ndërsa gjeografi i shquar Aleksandër Ptolemeu shek.II-të p.e.s përmend ishullin e Sazanit në kordinatat gjeografike të tij 44؛ 10’ dhe 30؛ 30’, që janë afër realitetit të sotëm. Detari i shquar romak Plini në shekullin I p.e.s thotë, “Tremijë hapa larg nga Oriku gjendet Ishulli i Sazanit i përmendur si qendër e piratësh. Gjatë Mesjetës Sazani ishte zotërim i Venedikut, që zotëronte pothuaj pikat më strategjike të Adriatikut, madje dhe të Mesdheut”. Edhe mbreti Ferdinand i Napolit në vitin 1481 e ka përdorur Sazanin si bazë ushtarake. Legjenda flet edhe më tej për shpellën natyrore me emrin e Hazhi Aliut, ku “deti ishte shtëpia e tij”, pragu i shtëpisë është toka, dallgët e detit janë jastëku për kokën dhe përsëri dallgët janë guri i varrit”. Ai mbeti i lirë në ujërat e Adriatikut dhe Jonit.
Haxhi Ali Ulqinaku midis legjendës dhe të vërtetës historike
Në fakt ajo nuk është vetëm një legjendë që stis mendja e hollë e popullit tonë. Legjenda më e vjetër që është thurur për të është ajo e Haxhi Alias, trim nga Ulqini, por që veprimtarinë për qëllime mbrojtëse e ushtronte në gjirin e Vlorës. Sot aty ku fillonte Kepi i Gjuhëzës, ai shfrytëzonte një shpellë natyrore, e cila ruan dhe sot emrin e tij. Trimëritë dhe bëmat e Haxhi Aliut ishin të njohura nga shumë detarë të huaj. Kapedanët e deteve kishin edhe një kryekapedan, shqiptarin ulqinakas Haxhi Alinë. Shumë kapedanë të vendeve mesdhetare kanë pasur shumë dëshirë që të bënin një përpjekje ose të ndesheshin me Haxhi Alinë. Legjenda tregon se një pirat osman me orgjinë algjeriane nga Afrika i dërgon një letër Haxhi Aliut, ku e kërcënonte se po e ndeshi në ndonjë nga udhët e detit do t’ja rripte lëkurën dhe do ta shtronte mbi syret e karvanit.
Haxhi Aliu në përgjigjen që i jepte piratit algjerian shkruante: “Kafkën tënde unë do ta bëjë kokë për çibukun dhe do të pi duhan me të”. Megjithatë të vërtetat flasin se udhët e detit i takuan njëherë, kështu Haxhi Alia ia preu veshin piratit algjerian së bashku me vathin prej metali dhe pastaj ia nguli në hundë. Tregojnë se u vra së bashku me të birin që i kishte ngjarë shumë dhe shokët i varrosën në ishullin e Sazanit. Sa herë që kalonin afër ishullit, detarët hidhnin në det një shishe të vogël me vaj dhe një copë bukë për shpirtin e Haxhi Aliut dhe të birit. Ishulli i Sazanit është piramida e tyre shkëmbore, që u përfaqëson emrat.
Në Mesjetë ishulli u pushtua nga Venediku. Në shekullin e XV-të u pushtua nga osmanët. Në fillimin e e shekullit të XIX-të, Sazani së bashku me disa ishuj të tjerë jonianë u pushtua nga Anglia, e cila në vitin 1864 ia kaloi Greqisë. Gjatë luftrave Ballkanike, në vitin 1912, për të bllokuar daljen në det të qeverisë së parë shqiptare të Ismail Qemalit, grekërit vendosën trupa në Sazan, por i tërhoqën pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve. Bllokada e marinës greke e pengonte seriozisht Qeverinë e Përkohshme të Vlorës të komunikonte lirisht me përfaqësuesit e saj në Konferencën e Ambasadorve, por shpëtimtar u bë Ferdinandi i Burbonve Duka i Monpasiesë, i cili me jahtin e tij tepër luksoz më 1 prill të 1913 shoqëroi Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin duke iu dhënë mundësinë të vizitonin kryeqytetet evropiane. Në fillim të LIB në 30 dhjetor të vitit 1914, Sazani u pushtua nga Italia.
Gryka e Xhenemit… - një burg natyror
Ishulli u kthye në një vend internimi, më saktë në një “burg natyror” që zor se gjendet një vend më i përshtatshëm sa ç’është Gryka e Xhenemit (xhenem do të thotë ferr nga osmanishtja) në perëndim të Ishullit të Sazan. Italianët pas Luftës së Vlorës të vitit 1920, u larguan nga Shqipëria ose siç thuhet “u hodhën në det” nga Selam Musa Salaria me shokë, por në Sazan qëndruan dhe e mbajtën atë duke internuar burra shqiptarë të besimit myslyman që kundërshtonin fashizmin. Vendimet e Beunit nuk mundën të shkonin përtej Sazanit. Numëroheshin deri 1700 veta të burgosur, të cilët jetonin në kushte mjaft të vështira, si rezultat i mungesës pothuajse totale të ujit të pijshëm, sepse në Sazan mungojnë ujërat sipërfaqësore të ëmbla. Mungesa e ujit i detyronte ata ta blinin. Ndërsa ushqimi i tyre i përditshëm ishte 200 gramë bukë e thatë. Të internuarit gjatë ditës kryenin punë të ndryshme të detyrueshme, të cilët dilnin nga “Xhenemi” përmes një shkallareje dhe pas punëve përsëri hynin në “burgun natyror” pa dyer e dritare, krejtësisht natyral, por veç rrethuar nga shkëmbinj të thepisur, ku nuk kalonte as zogu dhe që në pjesën e detit shkëmbinjtë binin thikë me detin në një lartësi të madhe prej tij. Ata merreshin me punime mbrojtëse, rrethonin ishullin me tela me gjemba dhe minonin territorin e ishullit në ato pak vende tokë që ishulli “takon” detin. Përkatësia e Sazanit ndaj Italisë është sanksionuar nga traktati italo-shqiptarë i 3 gushtit 1920, i ratifikuar nga Konferenca e Parisit në 5 nëntor 1921, edhe pse ishte një tokë tërësisht shqiptare. Ishulli i Sazanit i përkiste ëndrrës së madhe të Italisë, pasi siç thuhej ajo donte t’i kishte të garantuara e të sigurta “dyert e lindjes”. Megjithatë kohët do të ndryshonin.
Shqiptarët “zot shtëpie” në Sazan
Shqiptarët u bënë “zot shtëpie” në ishullin e Sazanit vetëm në fundin e vitit 1944. Në kushtet kur Shqipëria nuk dispononte forca ushtarake detare, Sazani mbeti i pushtuar dhe për 23 vjet të tjera. Kështu pas kapitullimit të italianëve në Luftën e Dytë Botërore, ishulli u pushtua nga gjermanët. Sazani u çlirua përfundimisht më 22 tetor të vitit 1944, nga disa partizanë të batalionit të dytë të BrXIIS. Kur Shtabi i Përgjithshëm ngarkoi Brigadën e 12 Sulmuese me detyrën e çlirimit të ishullit, Komanda e Brigadës nuk dispononte asnjë mjet lundrimi dhe nuk kishte asnjë të dhënë për forcat armike të dislokuara në ishull. Mjaftuan vetëm 4 automatikë, 2 mitralozë të lehtë, 4 pushkë gjermane, 8 bomba dhe guximi i “çmendur” i pak partizanëve së bashku me 4 marinarë italianë, të cilët njihnin detin për të çliruar përfundimisht ishullin nga gjermanët. Gjermanët u zunë në befasi dhe nuk bënë rezistencë duke u dorëzuar plotësisht. Triumfuan kështu Bajram Mici, Bejko Pulaj, Skëndo Veshi, Niqi Varfi, Avdulla Cenko, Rrapo Sejdo, Viko Xhelo, Ismail Memushi, si dhe katër ushtarë italianë që shërbenin në atë kohë në radhët e forcave partizane shqiptare. U realizua amaneti: “Sazan e Karaburun/ Janë vatanet e mija/ Do t’i marr se s’është punë/ Kështu thotë dhe perëndia…”. Kështu pas 4 orësh, lundrimi duke lëvizur në interenarin Uji i Ftohtë Shënjan - Ishull, partizanët zbritën në ishull dhe i detyruan oficerët e garnizonit gjerman të dorëzoheshin duke kapur 53 robër dhe gjithëfarë materialesh ushtarake si: 30 mitralozë, sasi të mëdha pushkësh italiane dhe disa armë të rënda: dy mortaja e një top, dhe sasira të konsiderueshme veshjesh e ushqimesh. Në orën 14.00 të datës 22 tetor 1944, ishulli mori frymë lirisht pas 30 vjetësh pushtimi nazifashist. Tashmë në ishull do të vinin të “zotët” e shtëpisë. Gradualisht, ishulli do të popullohej dhe demografia do të rritej. Ushtarakët do të ishin banorët rezidentë që mbartin mbi supe një peshë të rëndë. Ushtarakët me familjet e tyre do t’i jepnin jetë një qyteze krejtësisht të veçantë. Sazani do të bëhej i njohur gjithnjë e më shumë i njohur “si hekur e beton”.
Sazani- “syri” vëzhgues i kanalit të Otrantos
Në verën e viti 1945 në ishull u vendosën 2 bateri të artilerisë bregdetare të kalibrit 75 m/m me efektiv prej 80 vetash. Njëra bateri me 4 gryka zjarri u vendos në veri, tjetra në jug të ishullit. Sipas mentalitetit të asaj periudhe Sazani konsiderohej si bastion i ushtrisë shqiptare, “vija e parë e frontit” me “armikun”. Ai ishte një rajon tepër i fortifikuar luftark, me armatime të kohës, një roje e avancuar e Gjirit të Vlorës e Gadishullit të Karaburunit dhe një “sy” vëzhgues i gjithë kanalit të Otrantos, një avangardë e zbulimit strategjik. Për qëllime të gadishmërisë së lartë dhe mungesës së mjeteve të transportit shumë ushtarakë shqiptarë kaluan aty vite të tëra të jetës së bashku me familjet. Ata përballeshin me mungesa të mëdha, në izolim të plotë dhe me sakrifica të panumërta. Njerëz të betuar për tu vënë në shërbim të mbrojtjes së njerëzve në vend, me ideale të larta siç janë ushtarakët shqiptarë mund të përballonin një jetë të tillë plot sakërfica. Ushtarakët shqiptarë të Flotës Luftarake Detare, të reparteve këmbësore, të mortaistëve, të kundërajrorëve, të artilerisë bregdetare do të ishin banorë të përhershëm për më se 50 vjet, do të ishin “pushtuesit” e rinj të ishullit. Do të ngriheshin pallate, shkollë, kinema, kopësht, vatër kulture do të bëheshin rrugë dhe do të rilindëte jeta në ishull.
Rininë në ishullin e shpresës
Atje në Sazan, shërbyen qindra e qindra ushtarakë, kanë kujtime e mbresa, kanë lindur e rritur fëmijët, ata që shkonin e ktheheshhin nga Vlora me anijen “postali”, por dhe me anije të tjera. Uji vinte nga Vlora me anijen çisterrnë. Drita dhe telefoni po nga Vlora me kabllot nënujorë. Gjithçka, e gjithë jeta në Sazan ishte e mbartur në anije. Në fillim të viteve 90, Ishulli i Sazanit mbeti pa banorët e tij të përhershëm të 50 viteve të fundit. Ushtarakët dhe familjet e tyre nuk harruan ta kthenin për herë të fundit kokën nga ishulli që tretej dalëngadalë në horizont. Ata që lanë aty rininë në emër të një “jete me kuptim”, në emër të detyrës kanë lënë aty një pjesë të shpirtit, se ata i jepnin jetë e shpirt me sakrifica të shumta. Reforma ushtarake i mblodhi përsëri ata bashkë në kazermat e Skelës, në batalionin e Orikumit dhe në kazermat e “Brigadës së Re”. Ata përsëri janë bashkë si dikur, por rininë e lanë peng atje tej në Ishullin e shpresës. Përmes këtij shkrimi do të përmendim disa prej ushtarakëve që kanë shërbyer më gjatë në Sazan si: Turan Dervishi, Kadri Mullai, Pandi Opari, Avni Dino, Avdul Zani, Albert Gjika, Adem Dino, Fatmir Rama, Luan Shehu, Skënder Sera, Sulejman Abazi, Ylli Cenaj, Sadik Shyti, Tajar اinari, Mustafa Harizi, Sali Shirka etj.
E adhmja…
Kush e ka vizituar Vlorën, ka parë në horizont ishullin e Sazanit dhe nuk ka shprehur dëshirën ta vizitojë atë? Në fakt një udhëtim shumë i veçantë gjatë qëndrimit në Vlorë do të ishte ai me anije drejt ishullit të Sazanit, por edhe me skaf ose jahte. Distanca mjaft e afërt si “lagje” e Vlorës, mes detit ngjan si një “sy” i zgjuar gjithmonë që e rrahin dallgë përjetësisht, që e “përkëdhej” flladi i detit, por edhe e fshikullon era, pse është ashtu siç tregojnë marinarët e vjetër, “Në Sazan, era ka shtëpinë”. Udhëtimi mund të bëhet nga porti i Vlorës, por nga çdo miniskelë e liman bregdetar. Lundrimi me anije ju krijon mundësinë që të vrojtoni peizazhe të bukura dhe unikale, shpesh edhe mahnitëse, të cilat reflektohen mbi kaltërsinë e detit dhe në gjithëçka ofron riviera joniane e Vlorës. Ishulli i Sazanit i ngjan një kështjelle natyrore, që ngrihet 342 m mbi nivelin e detit, ka dy kodrina që qëndrojnë si roje të shekujve, një gji-port për ankorim, rrugë makine që i bie ishullit në të gjitha anët, një grumbull pallatesh, ndërtesa të italianëve në qendër të ishullit, me dimensione sa lartësia e tyre aq edhe depozita e ujit direkt nën godina që mbledh ujërat e shiut, i filtron dhe është një depozitë gjithëvjetore. Ishulli mbart gjithashtu mjaft ish-godina për rreth një divizion ushtarak me të gjitha punimet e tjera të natyrës mbrojtëse, dëshmi e së kaluarës së Luftës së Ftohtë. Ishullin e qarkojnë gjithashtu një sistem kurore me pisha, që i kanë rezistuar kohës dhe që i japin ishullit më shumë bukuri. Atje nuk dëgjohet më kënga 50 vjeçare e para dy dekadave: “O Sazan, o shkëmb e gurë/Bashkë me Karaburunë/Je fortesë që s’merresh kurrë…”. Sazani nuk është vetëm një “shkëmb” në mes të detit, por edhe një emër i dashur që ofron ngrohtësi shpirtërore. Me këtë emër janë të lidhur dhjetra e dhjetra emra shqiptarësh në Shqipëri dhe në diasporë me emrin “Sazan” lidhet edhe gazeta e Josif Panit të dalë në Amerikë rreth 90 vjet më parë. Ethet e turizmit së shpejti do të “pushtojnë” edhe ishullin e fundit të luftës. Investimi do ta kthejë atë në oazin e paqes e qetësisë, urën që do të lidhë miqësi. Legjenda do të jetojë larg kohëve të reja, pse e ardhmja e perlës së turizmit shqiptar po troket.
 
Pe: Sazani, ishulli shqiptar i paqes

Sazani nga RaiUno

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Sazani, ishulli shqiptar i paqes

250px-Albania_relief_location_map.jpg

260px-Sazan.jpg


Sazani është ishulli më i madh i Shqiperise. Maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi 12 km. Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike.

[TABLE="class: toc"]
[TR]
[TD][/TD]
[/TR]
[/TABLE]
[h=2]Historia[/h]
Kanali i Otrantos në hartë që prej shekullit 17


Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë. Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional اlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Që nga koha e Jul اezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura. Një pjesë relikesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës. Gjatë kohës së luftës së ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasuluruese, artilieria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Popullore ne rast lufte. Për këtë arsyje njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të vecantë nga qeveria e asaj kohe. Nga viti 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane të cilat asistonin ne luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare Shqipëtare. Në vitin 2009 pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull dhe një lufte të suksesshme kundër trafiqeve te jashtëligjshme forcat detare Italiane largohen nga ishulli i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes Shqipëtare do vazhdojë të sherbejë akoma si bazë detare.
[h=2]Gjeografia[/h] Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore është 16,2 gradë Celsius. Mesatarja e janarit është 10 gradë Celsius dhe e korrikut 23,4 Celsius. Sasia mesatare e reshjeve është 715 mm në vit. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
[h=2]Fauna e Sazanit[/h] 250px-Pracht-Kieleidechse.jpg Hardhucë luspore me gushë blu





Ishulli i Sazanit përmban 7 specie amfibësh nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikësh nga të cilët 13 specie zvarranikësh janë të rrallë. Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë:


  • Hardhucë luspore me gushë blu
  • Hardhuca jeshile ballkanase
  • Zhapiku europian i bakrit
Nërpërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt por mungon në Ishullin e Sazanit. Mungesa e kësaj nëpërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.
Gazeta Shqiptare Bashkia Vlorë
 

Attachments

  • 250px-Albania_relief_location_map.jpg
    250px-Albania_relief_location_map.jpg
    25.8 KB · Shikime: 0
  • 260px-Sazan.jpg
    260px-Sazan.jpg
    6 KB · Shikime: 0
  • 250px-Pracht-Kieleidechse.jpg
    250px-Pracht-Kieleidechse.jpg
    19 KB · Shikime: 0
Sazani, ishulli “i ndaluar” në mes Jonit e Adriatikut

Ishulli më i madh i vendit, ai i Sazanit, vijon të mbetet mollë e ndaluar edhe pse kanë kaluar 20 vite demokraci.Askush nuk mund të shkelë në ishullin që ndodhet vetëm 17 km larg portit. As vetë vlonjatët nuk e njohin ishullin e vetmuar që qëndron mes Jonit dhe Adriatikut, në krye të gjirit të Vlorës. Maja e tij më e lartë është 342 m. Nje vijë bregdetare me gjatësi 12 km. Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike.Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit.

vlore-sazani-300x198.jpg


Ishulli i Sazanit përmban 7 specie amfibësh nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikësh nga të cilët 13 specie zvarranikësh janë të rrallë. Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë:

Hardhucë luspore me gushë blu

Hardhuca jeshile ballkanase

Zhapiku europian i bakrit
Nërpërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt por mungon në Ishullin e Sazanit. Mungesa e kësaj nëpërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.
alblive

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top