Sandalet më të shtrenjta në botë

Love

βeℓℓe â๓e
sandalet.jpg


Nëse mendonit se një palë këpucë Christian Louboutin ishin të papërballueshme për xhepin tuaj, tashmë duhet të ndërroni mendje, pasi një palë të tilla nuk janë asgjë në krahasim me të ashtuquajturat Eternal Borgezie Diamond Stiletto.

Të krijuara nga dizenjatori Christopher Michael Shellis, këto sandale janë tërësisht të realizuara me ar dhe të zbukuruara me 2 200 diamante të vërteta, me një total prej 30 karatësh.

Një mrekulli e tillë bën që të mos habitemi për çmimin e tyre prej 140 mijë stërlinash (afërsisht 160 mijë euro) dhe ato të konsiderohen këpucët më të shtrenjta në botë. Në fakt, deri tani nuk është shitur asnjë palë, edhe pse ato janë në shitje prej 5 muajsh.

"Për momentin nuk ka akoma asgjë konkrete përsa u përket shitjeve", ka thënë për "Daily Mail" dizenjatori i tyre. Ai ka kaluar tre vjet duke punuar për to.

"Ideja ishte që të të krijohej një xhevahir absolutisht unik, i cili të vishej", thotë ai.

Të ekspozuara në galerinë "Artbox" në Birmingham deri në 2 maj, sandalet ekstravagante shoqërohen nga një çantë origjinale e stolisur me diamante me një çmim prej 230 eurosh dhe një pasqyrë që mund të mbahet në të, e cila kushton 28 mijë euro./Shekulli/

 
Pe: Sandalet më të shtrenjta në botë

hajde sterlina hajdeeeeeeeee kush i ka kembet per aty vall jam kurioz
 
Pe: Sandalet më të shtrenjta në botë

tmi falesh nuk i vesh
 
Pe: Sandalet më të shtrenjta në botë

e kam pa kete teme ! dua te them qe si model ky eshte i vjeter me dy ripa ne gocat ee dime sidomos ato si mu qe kan mani me kepucet lol e vetmia gje eshte se keto kan djamant nejse jan te vecanta vetem per kete :puc
 
Pe: Sandalet më të shtrenjta në botë

ggagagagga shi si bejen gocat sikur su pelqejne...ej goca e dini ate pune e dhelpres dhe rrushit :D :P
 
Pe: Sandalet më të shtrenjta në botë

As mua nuk me terheqin fare... gjynah per vleren qe kane nuk ia vlejne
 
Pe: Sandalet më të shtrenjta në botë

she she si bejne po ju enderroni mi enderroni
 
Pe: Sandalet më të shtrenjta në botë

Skane ndonje gje te vecante per vleren qe i japin..Se di modeli sme pelqen hic....
 
Titulli: Sandalet më të shtrenjta në botë

Nuk e besoj qe do i mbath njeri. Vetem ato te cilat e shperdorojne parane mund t'i blejne. Sidoqofte konsiderohen si me te shtrenjtat.
 
Back
Top