Produkti i fundit në linjën e kompanisë Samsung të fotoaparate me objektiv të madh dhe relativisht kompakt bart shenjën dalluese WB5000.
Fotoaparati WB5000 i kompanisë Samsung përmban ultra zoom 24x (26-624 milimetra). Ai vjen me sensor të rezolucionit prej 12.5 megapikselash, ekran tre inçësh dhe stabilizim optik e digjital të fotografisë.
Gjithashtu, në të janë integruar teknologjitë si ajo për njohjen e fytyrës (face-detection) dhe buzëqeshjes, video materialet i incizon në rezolucion 720p me 30 fps në formatin H.264, derisa fotografitë mund të regjistrohen edhe në formatin RAW. Funksioni i tij i ri Smart Album lehtëson shumë kërkimin dhe shfletimin e fotografive.
اmimi i pritur i fotoaparatit për tregun evropian është 350 euro, e në shitje do të duhej të paraqitej deri në fund të muajit shtator.
*telegrafi*