Samsung Neo QLED 8K – dizajn minimalist dhe standarti i teknologjsë së lidhur

Shiko fotografinë 1916219

Kur bëhet fjalë për eliminimin e elementeve të panevojshëm në dizajn, faza e parë në proces është të konstatojmë se cilat aspekte janë thelbësore. Gjatë dizajnimit të televizorëve të tyre, Samsung Electronics ndjek një estetikë të evolucionit të dizajnit që sjell vlerë përmes eleminimit të kujdesshëm – dhe jo shtimit të panevojshëm.

Ndërsa funksionaliteti mbetet një pjesë thelbësore e dizajnit të çdo televizor, dizajnerët e Samsung gjithashtu përqendrohen në përvojën e shikimit, duke zgjeruar fushën e dizajnit nga vlerësimet e hapësirës ku vendoset një televizor në mënyrën se si pajisjet përreth lidhen me të. Përmes hulumtimit të kujdesshëm në stilet e ndryshme të jetesës dhe mjediset e shikimit të përdoruesve, faktorët që mund të pengojnë shikimin janë hequr nga Samsung Neo QLED 8K në mënyrë që gjithçka që mbetet t’i shërbejë vetëm shikimit – qëllimit të vërtetë të një televizori.
Shiko fotografinë 1916220

Ekrani i Infinity, një aspekt unik i dizajnit televiziv të Samsung, maksimizon ‘zhytjen në ekran’ duke zvogëluar kornizat në pothuajse asgjë. Kornizat e Samsung Neo QLED 8K janë gati zero, falë teknologjive të përparuara dhe proceseve të dizajnit. Korniza prej çeliku inox 0.8 mm heq kufirin midis ekranit dhe mjedisit të tij, duke dhënë praktikisht iluzionin se ekrani po noton.
Pavarësisht nga pamja e tij e hollë, performanca e televizorit është e fuqishme falë përfshirjes së teknologjive inovative. Sistemet altoparlantëve në pjesën e pasme të ekranit, lëshojnë një cilësi tingulli aq të pasur sa nuk kërkon altoparlant shtesë dhe falë teknologjisë AI, përdoruesit mund të shijojnë tinguj të optimizuar të akorduar në përmbajtjen dhe mjediset e tyre.
Televizorët e montuar në mur zakonisht kërkojnë pajisje shtesë të ngulitura si në produkt ashtu edhe në murin në të cilin qëndrojnë, ndërsa televizorët e tipit qëndror kërkojnë tavolina ose mobilje të tjera. Për të shmangur këto shqetësime, One Connect i Samsung është ridizenjuar që të përshtatet në mjedise të ndryshme përdorimi në
mënyrë që të përmirësojë përvojën e shikuesit.

Për më tepër, modelet 2021 Neo QLED 8K TV (QN900A, QN800A) kanë fituar çertifikimin e parë në botë Wi-Fi 6E nga Aleanca Wi-Fi (WFA). Wi-Fi 6E, një standard i ri në teknologjinë e lidhur, i ofron pronarëve të Samsung Neo QLED 8K TV jo vetëm lidhje katër herë më të shpejtë 1 , por edhe transferime të qëndrueshme dhe të besueshme të së dhënave – edhe kur pajisje të shumta janë të lidhura me një router – perfekt për ata që kënaqen me përmbajtje përfshirëse OTT me definicion të lartë.
Ndërsa ekranet dhe pajisjet mobile vazhdojnë të evolojnë në qendra të lidhjes për konsumatorët nëpër një larmi rutinash jetese, kërkesa për trajtimin e kapacitetit të lartë të së dhënave është rritur. Qoftë duke transmetuar video me HD 4K dhe 8K, ose duke shijuar përmbajtje VR dhe lojëra me performancë të lartë, Neo QLED 8K TV të Samsung me mbështetje Wi-Fi 6E janë për konsumatorët që kërkojnë përvoja premium të shikimit në shtëpi.
Shiko fotografinë 1916221

Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED.
Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën Samsung Global Newsroom - All the latest news, key facts and inspiring stories about Samsung Electronics.

/BM
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top