Samsung lanson zyrtarisht Galaxy S6 dhe S6 Edge

Arfenilla

Themelues i Forumit
samsung-s6.jpg


samsung5.jpg


samsung1.jpg


samsung2.jpg


samsung3.jpg


samsung4.jpg
Samsung prezantoi sot në Kongresin Botëror të Telefonave 2015 gjeneratën tjetër të telefonave inteligjentë Galaxy: Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. Ashtu siç edhe pati premtuar Samsung, Galaxy S6 mund të konsiderohet një rilindje e serisë Galaxy. Galaxy S6 dhe Galaxy S6 janë padyshim telefonat inteligjentë më të mirë Galaxy të krijuar deri tani. Ata janë krijuar me një kombinim të xhamit me metalin, të cilat janë bashkuar shumë mirë tek telefonat.
Samsung Galaxy S6 përmban ekran 5.1 inç Super AMOLED me rezolucion Quad HD ose 1440 x 2560 pikselë dhe densitet 577 pikselë për inç. Ai mbrohet nga xhami më i fundit mbrojtës Corning Gorilla Glass 4.
Samsung Galaxy S6 do të jetë telefoni i parë që do të përmbajë shërbimin e ri të Samsung-ut për pagesa nga pajisjet mobile, Samsung Pay, që siç edhe mund ta kuptoni, është një version i Apple Pay. Samsung ka nënshkruar marrëveshje me Visa-n dhe MasterCard-in, dhe do që ta zgjerojë këtë partneritet edhe me kompani dhe banka të tjera, si American Express, Banka e Amerikës ose Chase. Veçoria më interesante e shërbimit Samsung Pay është teknologjia e patentuar “Transferim Magnetik i Sigurt”, ku thuhet se do të punojë me lexuesit magnetikë të kartave të kreditit në pjesën më të madhe të dyqaneve. Përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin shërbimin Samsung Pay për të blerë artikuj të ndryshëm shpejt dhe sigurt. Fatkeqësisht, ky shërbim nuk do të jetë në dispozicion që tani, ai mund të vijë gjatë verës, fillimisht në SHBA dhe Korenë e Jugut, pastaj në Evropë dhe Kinë.
Galaxy S6 dhe S6 Edge fuqizohen nga procesori Exynos 7420 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama: katër bërthama Cortex-A57 me shpejtësi 2.1 GHz dhe katër Cortex-A53 me shpejtësi 1.5 GHz. Procesori Exynos 7420 përdorë kartën grafike Mali-T760 GPU dhe vjen me 3GB LPDDR4 të RAM-it. Gjenerata e re e RAM-it përdoret aktualisht tek LG G Flex2 dhe pritet që pajisjet e 2015=ës të përmbajnë këtë lloj RAM-i.
Samsung Galaxy S6 vjen me sensorin e ri të kamerës ISOCELL me rezolucion 16 megapikselë. Kamera ka stabilizuesin optik të imazheve, është me vetë-fokusim dhe ka një blic LED. Ajo mund të regjistrojë video me rezolucion 4K. Kamera ballore është 5 megapikselë, e aftë për të regjistruar video me rezolucion 4K.
Galaxy S6 dhe Galaxy S6 përmbajnë 32GB / 64GB / 128GB hapësirë, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ata kanë paketën e plotë të internetit, si LTE Cat.6, Wi-Fi ac, Bluetooth 4.1, NFC, GPS me GLONASS dhe Beidou, radio FM dhe pajisjen infra të kuqe për kontroll të telefonit në distancë. Galaxy S6 ka bateri me kapacitet 2,550 mAh, ndërsa Galaxy S6 egde ka bateri me kapacitet 2,600 mAh.
Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge do të operojnë me sistemin Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen TouchWiz UI me dizajnin Material. Ndërfaqja TouchWiz tek Galaxy S6 Edge ofron disa veçori dhe aplikacione shumë të mira që do të funksionojnë tek anësoret e ekranit. Samsung ka bashkëpunuar me Microsoft-in, dhe do të ofrojë për secilin përdorues të Galaxy S6 115GB hapësirë në OneDrive për 2 vjet.
Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge do të hidhen në treg gjatë pranverës dhe do të vijnë në ngjyrë të zezë, ari, blu dhe të bardhë. اmimi nuk është bërë i ditur akoma.B koha
 
Titulli: Samsung lanson zyrtarisht Galaxy S6 dhe S6 Edge

Ketu mund te ndiqni specifika me te detajuara...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ne fakt prisja dicka me shum nga SG6 megjithate mbetet me i miri ne treg per mu.​
 
Titulli: Samsung lanson zyrtarisht Galaxy S6 dhe S6 Edge

Une kam S5 por ky gjashta me pelqeka shume , shume me sexi lol .
 
Titulli: Samsung lanson zyrtarisht Galaxy S6 dhe S6 Edge

Pse EDGE??????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top