Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Samanta Karavella, fituesja e "Top Fest 10"


Samantha Karavella është fituesja e "Top Fest 10" me këngën e saj "Loti i fundit". Mes emocionesh, Samanta falenderoi bashkëpunëtorët e këngës së saj, si dhe ata që e votuan në këtë mbrëmje spektakolare, të festivalit më të madh të muzikës moderne shqiptare.

"Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë", ishin fjalët e para të artistes, pas marrjes se çmimit, që u prezantua nga fituesja "Top Fest 9", Elhaida Dani.

Në mbrëmjen finale të edicionit të 10-të të "Top Fest," u ngjitën në skenën gjigante të Pallatit të Kongreseve, artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme. Fituesja e madhe u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.

Ja, fituesit e kategorive

Në kategorinë "Best Group", çmim i mbështetur nga "DigitAlb", Offchestra u përzgjodh si grupi më i mirë, duke qenë në konkurrim me "Lynx", "Burn", "NA". اmimin për këtë grup e dhanë 4 finalistët e "Big Brother 6" Anaidi, Iliri, Shpendi dhe Elona.

E bërë nënë ditët e fundit, Eneda Tarifa dha çmimin "Best Male", ku fitues për këtë kategori u shpall artisti Andos.

Ndërsa për kategorinë "Best New Artist", çmimin e fitoi "The Code", që ishte në konkurrim me artistet e reja Jozefina Simoni, Ajsel dhe Leonora Ajdari. Këtë çmim, ne emër të "Fondacionit Dritan Hoxha|, e dha Lori Hoxha.

Marsela اibukaj, e shpallur e dyta në "The Voice of Albania 1", është këngëtarja me e votuar në internet. اmimin e Internetit për اibukajn e dha përfaqësuesja e AMC-së, ndërsa vetë Marsela u shpreh e lumtur që u përzgjodh nga publiku në internet.

Një artiste që është rritur me "Top Fest", Naza fitoi çmimin 'Top Albania Radio', me këngën e saj "Dëgjo zemrën".

Dy prej fituesve të "Top Fest" ndër vite, Greta Koçi dhe Stine shpallën fituesen e اmimit "Best RNB". Mes Mjellmës, Jozefina Simonit, B2N dhe Ajsel, kjo e fundit u shpall fituese e kësaj kategorie.

Venera, fituesja e "The Voice of Albania 2", prezantoi të nominuarit për çmimin "Best Pop Rock", të cilët ishin Andos, |Copyleft", Diellza dhe Kamelaj Islamaj. E mirënjohura Islamaj u përzgjodh si më e mira për këtë kategori.

Samantha Karavella u shpall fituese për kategorinë "Best Female". اmimi u shpall nga një emër tjetër fitues i "Top Fest", Mentor Haziri, ndërsa të nominuara ishin Alberie Hadergjonaj, Marsela اibukaj dhe Beatrix Ramosaj.

Një nga fituesit më të pëlqyer të "Top Fest", Alban Skënderaj shpalli çmimin "Best Balade". Ky çmim shkoi për Albërie Hadërgjonajn, e cila ishte në nominim bashkë me Beatrix Ramosajn, Andos dhe Rezarta Smajan.

Show dhe surpriza

Një prej surprizave të kësaj mbrëmjeje ishte performanca në kërcim modern e dy prezantueseve, motrave Luana dhe Marina Vjollca, të shoqëruara nga trupa e baletit e Top Channel.

Pike kulmore e spektaklit te ketij jubileu te "Top Fest", ishte kur ne skene u ngjiten disa prej fituesve te festivalit te muzikes moderne shqiptare qe prej fillimit te tij. Publiku i mesuar me tekstet e kengeve qe u bene hite, kenduan ne kor bashke me kengetaret e tyre te zemres, si Alban Skenderaj, Eneda Tarifa, Mentor Haziri, Stine, Greta Koci dhe ne fund por jo me pak e rendesishme, e supersuksesshmja Elhaida Dani./Tch
 
Pe: Samanta Karavella, fituesja e "Top Fest 10"

vertete e meritonte Samanta yll yll yll :kis
 
Titulli: Samanta Karavella, fituesja e "Top Fest 10"

Mua kenga sme pelqeu dhe aq. Edhe se kenget e tjera si kam degjuar ,mund te them qe ajo kenge nuk ishte per cmim te pare .
 
Titulli: Samanta Karavella, fituesja e "Top Fest 10"

Mua me pelqeu vetem modeli i fustanit lol sme pelqen samanta sikur i ulerit disa nota
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back