Sallata

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sallatë me kungulleshkë

Për 1 kg. kungulleshkë duhen: vaj për skuqje (1/2 filxhan çaji), 2 lugë gjelle miell, kripë, piper, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 kokrra hudhër, pak rriska qepe të kuqe, 2 lugë gjelle uthull; sallatë e gjelbër.
Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull, rriskat e qepëve dhe sallata e gjelbër. Kjo sallatë mund të shoqërohet dhe me kos.
f.0823142824386_m.jpg
 
Sallatë verore
Për 500 g domate e kastraveca duhen: speca 200 g, vaj 4-5 lugë gjelle, uthull 2 lugë gjelle, qepë 2 kokrra, majdanoz 2-3 fije dhe kripë.
 
Sallatë me spinaq
Për 500 g spinaq duhen: vaj 3-4 lugë gjelle, limon 1 kokërr, kripë, qepë 2 kokrra, disa thelpinj hudhra.
 
Sallatë me speca të pjekur
Për 1 kg. speca duhen: Vaj ulliri 4-5 lugë, uthull 2-3 lugë, hudhra 1 kokërr, kripë,piper sipas deshirës

Sallatë me radhiqe
Për 500 g radhiqe duhen: vaj 3-4 lugë, limon 1 kokërr mesatare, kripë.
 
Sallate me pule dhe perime

Kjo lloj sallate eshte shume e shijshme, e lehte dhe e ushqueshme ne keto dite te nxehta qe mideja jone s’po gjen paqe per shkak te temperaturave te larta.
2688889960_94a7147f30.jpg
Pergatitja per 2 persona:
250 gr mish gjoksi pule pa kocka
1/2 kg kerpudha
2 speca jeshile te holle
2 kastraveca
sallate jeshile
2 luge pana
kripe,piper i zi
1 luge embelsire curry
pakez margarine (me pak se 1 luge gjelle)
Se pari priteni mishin e pules ne fije te holla ,jo shume te gjata.Me tej vijeni ne skuqet ne tiganin ku keni shkrire margarinen).Vijini copat e pules te skuqen , dhe nga fundi kriposini dhe hidhini dhe curry.Hiqini nga tava dhe hidhini ne tasin e sallates.Nderkohe pritini kerpudhat ne 8-10 copa te vogla secilen, pritini specat ne forma te holla dhe stergjateshe dhe kastravecat po ashtu.Vijini kerpudhat po ne taven qe skuqet copat e pules dhe lijini pak ne zjarr te ulet sa te leshojne ca leng,me tej shtoni dhe specat dhe lijini te zbuten ca ne lengun e vet.Me tej shtoni dhe panen dhe perzijini,me tej hiqini nga zjarri .Hidhini ne tas mbi pulen.
Nga ana tjeter grini sallaten dhe shtojeni dhe kete ne tas.Ne fund shtoni dhe kastravecat.Perzijini te tere asortimentet e sallates dhe sipas deshires mund ti shtoni kripe.Por mos i shtoni gje tjeter.@yumania
Servireni te ngrohte.Ju befte mire!2688078223_736b3b14e1.jpg
 

Attachments

  • 2688889960_94a7147f30.jpg
    2688889960_94a7147f30.jpg
    66.6 KB · Shikime: 0
  • 2688078223_736b3b14e1.jpg
    2688078223_736b3b14e1.jpg
    25.7 KB · Shikime: 0
Sallat frutash [nektarine me kanell]



2671026622_2d80fee701.jpg

Kete sallate te ftohte nektarine jua rekomandoj pas gjelles me bizele dhe melçi.Ose dhe ne çfare ore te dites te doni mund ta perdorni.Perveçse eshte e fresket dhe e lehte, dhe shume aromatike per shkak te kanelles, do ju ulet dhe deshira per sheqerna pasi dihet se kanella e ka nje veti te tille mbi metabolizem.
Pergatitja?Fare e thjeshte:
Per nje person:
1-2 nektarina te pjekura por jo shume te buta
nje luge embelsire kanelle
Nektarinat lijini te ftohen ne frigorifer me pare , me tej pritini ne copa jo shume te vogla.Me pas hidhini siper kanellen dhe lijini nja 10 minuta ne frigorifer sa te perzihen aromat e kanelles dhe nektarines.Ne rast deshire mund ta shoqeroni dhe me nje akullore te lehte (pa yndyrna) me vanilje .
Ju befte mire!
 
Un e di qe tek sallata verore perdoret dhe djathi kackavall?

Apo jo?

P.s me pelqen shum sallata verore haj gjithmon tek lokali xhajes se e ben shum te shishme:D
 
Pe: Sallata

Sallate Ruse

russian-salad-recipe.jpg


Sallata ruse eshte nje pjate tradicionale e kuzhines ruse dhe konsumohet si antipaste ne te gjitha periudhat e vitit, por sidomos per Pashke, Krishtlindje apo per Vitin e Ri. Kjo sallate merr emra te ndryshem ne varesi te vendeve ku pergatitet: ne Rusi njihet si sallate franceze ose Olivier, ndersa ne Gjermani njihet si sallate italiane!!

Perberesit per 6 persona
-4 patate mesatare
-4 karrota mesatare
-300gr bizele te ngrira
-300gr majoneze
-2-3 kastraveca turshi
-2 veze
-vaj ulliri
-uthull
-kripe
-piper

Per te pergatitur kte sallate na nevojitet 4 ene te vecanta ne te cilat do te ziejme perimet ne uje te kripur: patatet e prera ne kubik mesatar (7-10 minuta), karrotat e prera ne feta apo ne kubik (5-7 minuta), bizelet e ngrira (3-4 minuta) dhe vezet (7 minuta).

Pasi te kete perfunduar zierja, por perimet te mos jene zbutur shume, i vendosim te gjitha ne nje kullojese derisa te humbasin ujin e tepert ndersa vezet i presim ne copa te vogla dhe ne feta duke i lene menjane (te njejten gje bejme edhe me kastravecat turshi).

Kur perimet te jene te vakta, i hedhim ne nje tas te madh qelqi bashke me kastravecat turshi dhe i rregullojme me pak vaj ulliri, 1-2 luge uthull, pak kripe dhe pak piper.

Ne momentin qe jane ftohur plotesisht, ne tas shtojme edhe vezet e prera ne copa te vogla dhe se fundi majonezen. E vendosim masen e pergatitur ne frigorifer per te pakten 1 ore per te lejuar shijet te bashkohen me njera-tjetren.

E hedhim sallaten ruse ne nje pjate te ceket duke e lyer siper me nje shtrese majoneze dhe e zbukurojme me fetat e vezeve te ziera, te kastravecave turshi, karrota dhe sipas deshires me ullinj, kaperi etj.
 
Titulli: Sallata

Sallata اezar

Sallata اezar,e ka marr emrin nga nje shef italian i kuzhines, por qe administronte nje restorant ne Meksike, Cesare Cardini, i cili e solli ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me pas ne Europe pas Luftes se Pare Boterore.

Perberesit per 4 persona


  1. 300gr sallate romane (ose sallate jeshile)
  2. 100gr djath parmixhano ne feta te holla (ose djath te forte kackavall)
  3. 2 feta buke te bardhe
  4. 1 veze te ziere per 1 minute ne uje me kripe
  5. 2 thelpi hudhra
  6. 10 luge vaj ulliri
  7. 1 luge uthull te bardhe vere
  8. 1 luge e vogel salce Worcestershire
  9. lengun e 1/2 limoni
  10. kripe
  11. piper


Pregatisim si fillim salcen me te cilen do te sperkatim sallaten duke vendosur ne mikser vezen e ziere paraprakisht, lengun e limonit, uthullen, salcen worcestershire, kripen, piperin, dhe i perziejme te gjitha per pak sekonda duke shtuar vajin e ullirit luge pas luge derisa te formohet nje salce e ngjashme me majonezen.

Presim fetat e bukes ne kubik te vegjel dhe i skuqim ne pak vaj ulliri te aromatizuar me hudhrat e shtypura.

Lajme sallaten romane (ose jeshile) dhe e thajme me letra kuzhine. E presim sallaten holle (ose e ndajme me duar), e vendosim ne nje tas qelqi, shtojme siper kubiket e skuqur te bukes, fetat e holla te djathit parmixhano dhe siper tyre salcen e pregatitur.

*Keshille: Receta e paraqitur me siper, eshte receta origjnale e sallates اezar. Per ta bere akoma me te shijshme mund ti shtoni fileto pule te pjekura paraprakisht dhe te prera ne shirita, feta pancete krokante, apo karkaleca te pjekur ne zgare.
Sallata-cezar.jpg
 
Titulli: Sallata

Sallatë me aromë grejpfruti
Këtë sallatë e preferojmë për raste speciale. Përbërësit dhe udhëzimet i gjeni mëposhtë. Ju beftë mirë.

Përbërësit:

2 grejpfrutë,
2 rrepa të bardha,
rrepka të kuqe,
disa thelpinj hudhre,
vaj ulliri,
majdanoz.
Udhëzimet:

Grejpfrutët priten përgjysmë ose, nëse shërbehen një për person,priten lart në formë kapaku.
Pastrohen me kujdes nga fryti i brendshëm duke e ruajtur lëngun të cilin e lëshojnë,kurse fryti pritet në copa të vogla.
Rrepat e bardha, pasi të pastrohen, kalohen në rende,përzihen me frytin e grejpfrutit,u hidhet vaj ulliri, lëng grejpfruti,majdanoz dhe sipas dëshirës hudhër e shtypur.
Përzihet mirë dhe me këtë masë mbushen grejpfrutët.
Mbi zbukurohen me majdanoz të grirë hollë dhe rrepka të kuqe.
Kjo sallate është e shëndoshë,e shijshme dhe preferohet për uljen e kolesterolit.
burimi: ceka.shpejt.me
 
Titulli: Sallata

Sallatë me domate dhe qepë të kuqe
Përbërësit:

1 qepë të kuqe të madhe, të prerë në fije të holla.
1/2 e filxhanit uthullë e mollës
1/4 e filxhanit sheqer
8 filxhana domatote, të prerë
Udhëzimet:

Në një enë të thellë kombinoji 4 filxhana ujë të ftohët akull dhe 2 lugë caji kripë; përziji deri sat ë shkrihet kripa. Shtoji qepën e prerë; përziji deri sa të ndahen në unaza. Le të rrijnë të tilla për 20 minuta; kulloji.

Ndërkohë, sos të ëmbël – tharët, në një enë të të vogël përziji së bashku me uthullë, sheqer, dhe ¾ lugë caji, kripë dhe piper të zit ë bluar dhe të freskët. Në një enë ekstra të madhe kombinoji domate dhe qepët. Shtoje sosin; përziji deri sa të mbulohen e tërë masa. Le të rrijnë të tilla për 5 minuta. Le të servohet.
 
Titulli: Sallata

SALLATث ME TUNث
Përbërësit:

disa gjethe rukola dhe majdanozi,
5 mini domate,
1 spec i pjekur,
disa rrathë qepë të kuqe,
djath parmezan i prerë hollë,
1 konzervë ton,
kripë,
vaj ulliri,
uthullë ballsamiko ose limon.
Udhëzimet:

Të gjithë përbërësit,përpos konzervës përzihen.Sipër aty këtu vendoset mishi,qoftë ai ton,ose mish i bardh pule i skuqur më parë.Tundet me pirun vaji,kripa dhe uthulla dhe hidhet sipër sallatës. Kjo shujtë e lehtë dhe e shëndetshme, është e mjaftuar për një person.
 
Titulli: Sallata

Sallatë me rukola (rradhiqe), dardhë, grana dhe arra
Sallata me rukola, dardhe, grana dhe arra eshte nje sallate tipike festive, shijet e se ciles harmonizohen ne menyre te shkelqyer me njera tjetren; shija pikante e rukoles, ajo e embel dhe delikate e dardhes dhe se fundi shija e pakrahasueshme e granes dhe arrave. Gjithçka qe ju duhet per nje tavoline te rafinuar dhe elegante!

Perberesit per 4 persona:

150gr rukola
2 dardha
50gr thelpinj arra
100gr djath grana
vaj ulliri
uthull balsamike
kripe
Udhëzimet:
Lajme rukolen dhe i heqim ujin e tepert. Qerojme dardhen dhe e ndajme ne copa jo shume te medha. Ndajme ne pjese te vogla thelpinjt e arrave duke lene disa te plota per zbukurim. Kjo sallate mund te pregatitet ne nje tas te madh apo te ndahet ne 4 pjata te vogla. Tani e vetmja gje qe duhet bere eshte t’i perziejme te gjithe perberesit se bashku, e rregullojme sallaten me djathin grana te prere ne kubik, kripe, vaj ulliri dhe uthull balsamike dhe e zbukurojme me arrat e plota.

*Shenim: Per nje shije me te forte, mund te zevendesojme djathin grana me copeza djathi gorgonzola.
 
Titulli: Sallata

E paske kap me ushqimet sot.

Kush do ti laj gjithe keto ene moj?
 
Titulli: Sallata

Sallatë me spinaq dhe luleshtrydhe
Luleshtrydhet jane nje nga frutat qe i pershtaten mrekullisht te gjitha gatimeve, si ato te kripura ashtu dhe te embla. Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte elementare, dhe mund ta servirim si ne formen e sallates, ashtu dhe ne ate te antipastes.

Përbërësit:

400gr luleshtrydhe
100gr spinaq me gjethe te vogla
50gr rukola ose sallate jeshile
200gr djath i bardhe dhie ose dele
4 luge vaj ulliri
lengun e 1/2 limoni
stika pishe/arra/bajame/lajthi
kripe
Udhëzimet:
Lajme dhe thajme shume mire spinaqin dhe rukolen (ose sallaten) dhe i vendosim ne nje tas te madh. Pastrojme luleshtrydhet, i heqim gjethet dhe i ndajme ne dy ose kater pjese (varet nga madhesia e tyre). Presim ne kubik ose therrmojme me dore edhe djathin e bardhe.

I hedhim te gjithe perberesit tek tasi me spinaqin, shtojme pak kripe, lengun e limonit, vajin e ullirit dhe i perziejme me delikatese. Ne fund i zbukurojme me frutat e thata ne siperfaqe.
 
Titulli: Sallata

Tarator
Per Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne nje ene porcelani me pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jete homogjen . Nderkohe kastravecat e pastruar i grijme ne rende te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme serish derisa te jete mase homogjene gjate kesaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa per shije . Pasi te jete perzier mire e vendosim enen ne frigorifer per rreth 1 ore sa te ftohet pak …

Serviret gjithmone e ftohte.
 
Titulli: Sallata

Pije nje gote uje moj dhe bone pak pushim se i theve gishtat...

103973111.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top