Titulli: Sali Berisha: Ndëshkim të ashpër ligjor atyre që përhapin panik
Marrëdhëniet me Berishën
Gryka nuk ka ngurruar në asnjë moment të fajësojë edhe kryeministrin Sali Berisha për ngjarjen e rëndë të 12 shtatorit 1998, ku mbeti i vrarë deputeti i Partisë Demokratike. Madje, ai i ka dërguar në tetor të vitit 2008 edhe një letër prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, ku kërkon rihapjen e hetimeve për dosjen "Hajdari" e në mënyrë të veçantë, thirrjen e kryeministrit Berisha në pozicionin e akuzuesit dhe dëshmitarit. "Të trajtoni në pozicionin e akuzuesit dhe dëshmitarit, shtetasin Sali Ramë Berisha, me pozicion politik kryetar i PD-së dhe akuzues konkret publik në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit, shtetas ky që aktualisht është me detyrë kryeministër. Ky qëndrim është përgjegjësi e Juaja zonja Prokurore e Përgjithshme dhe duhet realizuar. Kanë kaluar afro 10 vjet nga kjo vrasje dhe ende shtetasi Sali Ram Berisha nuk ka pranuar të dëshmojë dhe të firmosë denoncimin e tij publik për vrasësit realë, të cilët i ka deklaruar përherë në media dhe takime publike me demokratët. Madje, ky ka qenë qëndrimi i tij përballë ligjit, por që nuk është realizuar edhe pse PD dhe Berisha, për afro 3 vjet janë në pushtet", ka shkruar Gryka mes të tjerash në letrën drejtuar kryeprokurores Ina Rama.