Saksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat!

Tuana

Nada é por acaso!
Saksun ndodhet në ishujt Feroe dhe është një nga fshatrat karakteristikë të tyre. Aty bie në sy mënyra e qetë e jetesës, sidomos për ata që janë të dhënë pas jetës së fshatit.

Saksun u krijua rreth shekullit të 17-të, pranë gjirit me të njëjtin emër dhe është i rrethuar nga male të lartë. Pamja e këtij fshati është e mrekullueshme dhe shtëpitë e tij ruajnë arkitekturën e së shkuarës. Ato janë të ndërtuara prej druri.

Atraksionet vetme turistike në këtë fshat janë Muzeu Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore si dhe një kishë e vitit 1858.

Nëse vendosni ta vizitoni Saksunin, do të impresionoheni, si në dimër ashtu edhe në verë. Zona merr ngjyra të veçanta sipas stinëve dhe renditet ndër vendet e para të axhendës së fotografëve profesionistë nga gjithë bota, që planifikojnë për të nxjerrë disa foto aty.

“Saksun është shpirti i Feroe”, thonë vendasit, duke plotësuar se “është një vend magjepsës dhe misterioz, një vend i krijuar nga Zoti, për të treguar se ndonjëherë realiteti kapërcen çdo kufi të fantazisë sonë…”.

Në Saksun kanë mbetur sot vetëm 30 banorë vendas. /alb-ob
saksun22.jpg
saksun1.jpg
saksun3.jpg
saksun4.jpg
saksun5.jpg
saksun6.jpg
saksun8.jpg
saksun9.jpg
saksun10.jpg
saksun11.jpg
saksun12.jpg
saksun7.jpg
/
 
Titulli: Saksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat!

Ja disa pamje nga Saksun.

saksun-faroe-islands.jpeg
 
Titulli: Saksun, një fshat i nxjerrë nga përrallat!

Tani e marr vesh se pse jane te lumtur teletabiset. Sa vendlindje te bukur paskan
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top