“Sadami nuk u likuidua”

Kresha

A pretty face can never trick me
Një libër që zgjoi interesim të madh tek dashamirët e teorisë së komplotit.



Shkruan: Shevki Sh. Voca


Analist, studiues dhe historian të ndryshëm thonë se komploti si veprim i fshehtë i një forme të luftës politike është mjaft e vjetër, të cilën e zbatonin klasat sunduese për t'i hequr apo larguar kundërshtarët e tyre. Motivet e saja mund të jenë nga ambiciet vetjake, politike, të ideologjisë fetare e kombëtare, çlirimtare apo çakë edhe të aspiratave robëruese etj. Nëse për gjatë shumë shekujve një shumicë e madhe e njerëzimit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të bindur ca më shumë e ca më pak në ekzistimin e rrjetit universal të "komplotistëve", të cilët i kanë disa plane të veta dhe që ato dëshirojnë që t'ia imponojnë njerëzimit, atëherë kjo lëndë e studimit me siguri se ekziston. Sepse, deshëm ne apo nuk deshëm, duhet të pranojmë se gjatë shekujve të fundit të historisë bashkëkohore motivet konspirative në historiografi, kulturologji, por edhe në politikën ditore luajtën dhe vazhdojnë të luajnë një rol shumë me rëndësi, e cila vet vetiu po i detyron studiuesit që me një përkushtim dhe kujdes të madhe të hulumtojnë për fenomenin e pranisë së saj. (Shih librat "Komplot mbi komplotet", të Karll Bergmajnsneri-t dhe "Diplomacia me mashtrime" libri më i ri i autorit Xhon Kolman, ish funksionar i lartë i CIA-as, tani në pension dhe i njohur për librat me tema të tilla).

Me këtë rast nuk kemi të bëjmë me ndonjërën prej këtyre dy librave por me një tjetër që i takon po kësaj natyre, e cila kohë më parë u botua në Egjipt. Libri në fjalë vjen me një titull mjaft indikativ "Sadami nuk u likuidua" , (fjala është për Sadam Huseini-n) autor i së cilës është gazetari dhe hulumtuesi nga Egjipti, Anis All Daghid. Në Lindjen e afërm ky libër u bë bestseller e cila për një kohë shumë të shkurtë arriti të bëhet njëra nga librat më të kërkuara dhe më të lexuara. Tirazhi i saj sipas gazetareve arriti në disa miliona, për ç'gjë matrapazëve u luajti fati sepse, me të nuhatur në interesimin e madh të librit nder lexues, e ngritën çmimin real të saj dy tre herë më shumë dhe arritën t'i ngrohin xhepat e tyre. E pse jo, kur ky libër për një çast e errësoi popullaritetin e shkrimtarit më të njohur egjiptian, Nagib Mahfuz fituesin e اmimit Nobel për letërsi.

Udhëheqësi shumë vjeçar Irakian, Sadam Husein është shëndoshë e mirë-dhe është gjallë! Ai as që ka qenë ndonjëherë në burg, ndërsa nga vrima nëntokësore është nxjerr dytëshori (kipci) i tij, të cilin edhe e gjykuan dhe e varrën në ditën e festës së Bajramit, në vend të Sadam Huseinit...! Kështu mes tjerash shkruan All Daghidi në librin "Sadami nuk u likuidua" , që këtij i solli një popullaritet dhe famë ndër lexuesit e librit.

Kur para disa viteve (lexo 2004) All Bashiri, ish mjeku personal i Sadam Huseinit, botoi librin me titull "Në emër të terrorit", e cila po ashtu zgjoi interesim të madh tek lexues në mbarë botën, shumë kush mendoj se Bashiri si mjek dhe njeri i afërm i Sadamit duke bërë fjalë për historinë moderne të Irakut, që ndërlidhej me përvojën e tij, perverzitetet e regjimit të Sadamit dhe betejës së çuditshme për pushtet mes të atit dhe bijve, etj., kishte publikuar gati të gjitha sekretet, të cilat njerëzit e rëndomtë por, edhe politikan dhe diplomat deri atëherë nuk i kishin pas të njohura. Mirëpo doli sikur të mos ishin thënë të gjitha fshehtësitë për Sadamin, sepse gazetari All Daghid duke u sjellë dashamirëve të teorive të komploteve botëror edhe një provë në vazhdën e shumë provave të komploteve gjatë historisë, aktorët e të cilëve përfunduan në "rrethana të panjohura" si për shembull, fundosja e anijes më të madhe në botë "TITANIK" në vitin 1912, dhe anijes tjetër "LLUSITANIJA", në vitin 1915; vetëvrasja e dytëshorit të Hitlerit e jo vet vrasja e tij në vitin 1945; pastaj rrëzimi i aeroplanit në vitin 1961 në të cilën udhëtonte me punë zyrtare ish Sekretari i OKB-ës, suedezi Dag Hamarshelld, rrëzimi i aeroplanit tjetër në të cilën ishte Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të ish Jugosllavisë AVNOIST-e, Xhemajl Bjediqi, gjithashtu me punë zyrtare dhe, atentate të ndryshme ndaj liderëve dhe ministrave të rangjeve të larta politike, ndaj mbretërve, e udhëheqësve të ndryshëm fetar që vetëm shekulli XX i shënoi rreth njëqind atentate, prej të cilëve gjashtëdhjetë e më tepër përfunduan tragjikisht, të tjerët morën plagë të rënda apo më të lehta , ndërsa disa patën fatin të shpëtojnë pa asnjë gërvishtjeje, e deri tek ngjarjet e fundit që tronditën botën siç ndodhi sulmi me aeroplanë vetëvrasës të 11 shtatorit 2001, në qendrat tregtare të Nju Jorkut dhe sulmi tjetër në pentagon gjithashtu me aeroplanë.

Pikërisht libri "Sadami nuk u likuidua", i All Daghidid fillon me argumentet në të cilat ai thekson se njeriu i cili u burgos, njeriu i cili u gjykua dhe njeriu i cili në fund, para kamerës, xhirimi i së cilës u bë nëpërmes një telefoni mobil u varr, nuk ishte Sadam Huseini i vërtet, por njëri nga shumë dytëshorët e tij. Ndërkaq që me rastin e tërë atij operacioni të zënies së Sadamit misterioz, skenarëve nuk ju ra në sy gabimi që njeriu të cilin opinionit ia prezantuan si Sadam Huseini, në fytyrë e kishte një lyth, të cilën Sadami i vërtet kur nuk e ka pas, pastaj ai kishte flokë të rralla dhe të dobëta, kurse flokët e Sadamit të vërtet kanë qenë jashtëzakonisht të shpeshta dhe të forta...Madje në këtë libër Daghidi me emër dhe mbiemër cekë dhe pohon se njeriu i cili "u varr si Sadam Huseini", në të vërtet nuk ishte ai, por dytëshori i tij Mihail Ramadan, emri i vërtet i të cilit është Makhlluf Ramadan.



A thua cili nga këta dy është dytëshori? Ndoshta asnjëri, as tjetri!

Ai vazhdon dhe thotë se as djemtë e Sadamit, Udaji dhe Kusalli nuk janë vra, dhe gjenden shëndosh e mirë. Për likuidimin e tyre gjatë bombardimeve të Mosulit në qershorin e vitit 2003, ai thotë se është "një trillim klasik amerikan" të cilën e argumenton me faktin se trupat e tyre nuk iu dorëzuan nënës së tyre, sepse ajo si nënë, shumë lehtë kishte me deshifrua mashtrimin. Ndërkaq që, pa dyshim se edhe njëri nga bijtë e Sadamit, Udaji e kishte dytëshorin e vet, me emrin Latif Jahja, i cili u vra në vend të tij. Mjeku i njohur Irako-Iranian, Muhamed Asasidi, i cili kishte kryer hulumtime shkencore për Sadam Huseini-n, me ndihmën e kompjuterit ka bërë një varg animacione grafike, duke e krahasuar veshin e Sadam Huseinit të vërtet me veshin e dytëshorit i cili në ditën e Bajramit u gjykua me varje. Ai pohon se mes atyre dy veshëve ekziston një dallim i madh dhe se nuk bëhet fjalë për veshin e njeriut të njëjtë. Ndërkaq që linguistikët irakian të cilët mund të verifikojnë dallimet në dialektikore, pohojnë se Sadami i vërtet fliste me dialektin e irakianëve të Irakut qendror, ndërsa dytëshori i tij fliste me dialektin e Irakut jugor. Kurse ithtarët e teorisë së "mashtrimit të madh" gjithashtu pohojnë se nga dorëshkrimi i Sadam Huseinit, dhe dytëshorit të tij mund të vërehen dallime të qarta në mënyrën e shkrimit të shkronjave "ta" dhe "ja".

Profesori i njohur i matematikës dhe statistikës i Universitetit të Kajros, Adil Abd All Kadir i cili në bazë të një "teorie matematikore" thotë se muxhahedinët arab kanë arrite që Sadamin ta lirojnë nga burgu, ndërsa personi i cili u likuidua nuk ka qenë "Sadami por njeriu me lyth në fytyrë".

Pra një libër i tillë, që për shumë kënd është sensacionale, është shumë normale që ka zgjuar një interesim të madh tek lexuesit e rëndomtë, e në veçanti tek dashamirët e teorive të konspiracionit, por në anën tjetër pati edhe reagime të shumta kundërthënëse që i jepnin vetit të drejtë të dinë se për çka në të vërtet bëhet fjalë. Në lidhje me këto reagime gazetari i gazetës ditore të Qeverisë Egjiptiane, "All Xhumhurija", Mahmud Nafi, shkruante; "Ka qenë e pritur që dikush me siguri do të reagojë për varjen e Sadam Huseini-t, por çështja ishte se kur, si dhe ku". Ndërkaq që, Mahmud Nafi në gazetën e njëjtë shkruan se nuk pranon dhe nuk pajtohet me kolegun e vet gazetarin All Daghid dhe të dhënat që i plason ai në librin "Sadami nuk u likuidua" .

ثshtë e udhës të cekim se Mihail Ramadan-i ka shërbyer nëntëmbëdhjetë vjet si dytëshor i Sadamit. Ai me ndihmën e shërbimit informativ amerikan dhe të kurdëve arit të ikë nga Iraku. Këta i ndihmuan të ikë së pari ne Turqi e pastaj nga aty në SHBA. Atje Mihajli e shkroi ne gjuhën arabe një libër me një titull shumë interesant "Dytëshori i Sadamit" në të cilën jep të dhëna shumë interesante në përgjithësi për Sadam Huseinin, dhe për disa dytëshor tjerë të tij.

Ndoshta të dy pohimet mund të kenë argumente, por një gjë është e qartë se pas këtij libri botës i mbeti edhe një mistere të cilën brezat e ardhshëm do të mundohen ta shthurin. Me një fjalë lindi një mistere e re...
 
Titulli: “Sadami nuk u likuidua”

Prape doli ky?Ky lloj njeriu nuk me ka pelqyer kurre!
 
Titulli: “Sadami nuk u likuidua”

Eh ja, sdo mungonte as ketu teoria e kompllotit...si perhere.

Megjithate, sipas mendimit tim Sadami eshte egzekutuar,ka vdekur. Por dihet qe legjendat metropolitane do qarkullojne shume vite. Sic ndodhi e ndoshta akoma ndodh me Hitlerin....e jo vetem, edhe per shume njerez te famshem..si Elvis Preslin, James Dean etj.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Sadami nuk u likuidua”

gjithmone kjo pyetje me ka ngrene perbrenda.
ka vdekur ky tiran apo ska vdekur?
ashtu sic degjoheshe per hitlerin se nuk u vra por jetoi diku ne bazen naziste ne grenlande deri sa vdiq,e njejta gje ndodh edhe me kete.
nuk eshte e mundur nje diktator me kaq vjet ekseperience,me gjithe ato luftra,me shume armiq brenda dhe jashte vendit te mos kishte sozi!!!!
as une nuk e besoj teorine se ai u vra ne videon e famshme:

YouTube - Video Of Saddam Hussein Being Hung


pse mos i besoj teorise qe saddami diku jeton me emer,fytyre dhe identitet tjeter dhe se ne vend te tij u vra nje nga ata qenat besnike te tij qe jane gati per tu vrare per nje pseudoidhull???

 
Titulli: “Sadami nuk u likuidua”

Po eshte mese e vertete, e kam ditur me kohe qe eshte ekzekutuar sozia e tij, e se ai ka vdekur pak dite pasi ShBa sulmoi Irakun.
 
Titulli: “Sadami nuk u likuidua”

Eh ja, sdo mungonte as ketu teoria e kompllotit...si perhere.

Megjithate, sipas mendimit tim Sadami eshte egzekutuar,ka vdekur. Por dihet qe legjendat metropolitane do qarkullojne shume vite. Sic ndodhi e ndoshta akoma ndodh me Hitlerin....e jo vetem, edhe per shume njerez te famshem..si Elvis Preslin, James Dean etj.

Mesa e di une ai qe shte ekzekutuar nuk ka qene sadami por nje njeri i ngjajshem. ( clone me mir te themi ).Dhe ai gjirimi qe e kemi par ka qen i montuar.

Gjithsesi ky ishte mendimi im.
 
Titulli: “Sadami nuk u likuidua”

Mesa e di une ai qe shte ekzekutuar nuk ka qene sadami por nje njeri i ngjajshem. ( clone me mir te themi ).Dhe ai gjirimi qe e kemi par ka qen i montuar.

Gjithsesi ky ishte mendimi im.

Pyetje të tilla do trazojnë gjithmonë mëndjet tona..paqartësitë gjithashtu...e kur Amerika ka në dorë këto gjëra dihet që bëhet një rrëmujë e madhe :grusht3:

Kam lexuar (sigurisht informacione të sigurta nuk di :p) se vidio është një montatur , arsyen nuk e di....Por që Sadami është i vdekur, kjo më vjen nga një mendim im personal, sepse sido që të jetë nuk besoj se luhet me këto gjëra, janë tepër të mëdha.
 
Titulli: “Sadami nuk u likuidua”

Pyetje të tilla do trazojnë gjithmonë mëndjet tona..paqartësitë gjithashtu...e kur Amerika ka në dorë këto gjëra dihet që bëhet një rrëmujë e madhe :grusht3:

Kam lexuar (sigurisht informacione të sigurta nuk di :p) se vidio është një montatur , arsyen nuk e di....Por që Sadami është i vdekur, kjo më vjen nga një mendim im personal, sepse sido që të jetë nuk besoj se luhet me këto gjëra, janë tepër të mëdha.

As une nuk e di qe nuk eshte gjall por as qe ka vdekur por kujt me i besu ne ditet e sodit dikush thot keshtu dikush tjeter mendim ka ..!!??
 
Titulli: “Sadami nuk u likuidua”

Personalisht, nuk di cfare te them.

E verteta vonon, por nuk harron
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top