Sa shpejt mund te reagoje truri?

Vajza

🪡
Shiko fotografinë 1705591
Koha më e shpejtë e reagimit e matur ndonjëherë në një tru të njeriut është 101 milisekonda – një limit i trupit që mund të mendoni se zbatohet për njerëzit në përgjithësi. Problemi: Disa njerëz nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë kufi. Për shembull, vrapuesit në pista me slita, marrin kthesa afërsisht 90 mph dhe duhet të jenë në gjendje të reagojnë të paktën dy herë më shpejt se “normalja” për të qëndruar në rrugën e duhur. Meqenëse truri nuk mund të trajtojë shpejtësi kaq të mëdha, ata “e mashtrojnë” atë: Në qindra orë trainim ata provojnë çdo manovër të imagjinueshme drejtimi – derisa të bëhet pjesë e funksionalitetit të tyre të pavetëdijshëm. Rezultati: Gjatë një gare, truri dërgon sinjale drejtuese në duart e shoferit para se syri të ketë pasur kohë edhe të regjistrojë kthesën.
A është i mundur përmirësimi?
Pavarësisht nga truket e tilla, shpejtësia e reagimit në të vërtetë mund të përmirësohet – përmes përdorimit të videolojërave. Një studim ka treguar që lojtarët profesionistë janë në gjendje t’i përgjigjen një stimuli vetëm në 209.4 milisekonda. Për krahasim: Njerëzit që rrallë ose kurrë nuk luajnë video ose lojëra kompjuterike duan pothuajse katër herë më shumë kohë për të reaguar. / bota.al
 
Do të ishte një metodë profilaktike mjaft efikase për të parandaluar Dementia.
 
@Desa sa po e lexoja ket artikull per Dementia.

1576694044320.png

Dementia mund të parashikohet 10 vite përpara

21:49 | 4 Shtator 2018
Demenca mund të parashikohet dhjetë vjet më parë, pohojnë shkencëtarët të cilët kanë krijuar një algoritëm që punon si një top kristali.
Ai kombinon një test gjaku me moshën dhe gjininë e personit për të përcaktuar rrezikun e zhvillimit të një sëmundjeje neurologjike.
Për shembull, gratë në 80-at e tyre që mbartin një gjen të lidhur me çmenduri – një term ombrellë për disa çrregullime – janë deri në një çerek më të prekshëm dhe ata në 70-të e tyre kanë gjashtë herë më shumë gjasa të goditen brenda dekadës së ardhshme.
Rreziqet për homologët meshkuj janë pothuajse aq të larta, thuhet në studim.
Një dietë e shëndetshme me shumë stërvitje që nxisin rrjedhjen e gjakut, mendohet të jenë masë mbrojtëse.
Profesoresha Ruth Frikke-Schmidt, i Universitetit të Kopenhagës, tha se hipertensioni, pirja e duhanit, diabeti, obeziteti, depresioni dhe humbja e dëgjimit mund të ngadalësojnë ose parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve.
“Nëse individët në rrezik më të lartë mund të identifikohen, një parandalim në shënjestër me reduktimin e faktorëve të rrezikut mund të iniciohet herët para se sëmundja të zhvillohet”, tha ajo.
Sipas saj, kjo do të vononte fillimin e demencës ose madje ta parandalojë atë.
Demenca aktualisht godet 850,000 njerëz në Britani të Madhe, shifër kjo e cila do të rritet deri në dy milionë deri në vitin 2050 për shkak të popullsisë së plakur.
Aktualisht, nuk ka shërim për demencë, por barnat mund të ngadalësojnë progresin e saj.
Studimi i ri përfshiu të dhëna në 104,537 njerëz dhe e lidhi atë me diagnozat e demencës.
 
Last edited by a moderator:

Rroftë FV, se edhe leximi është parandalues, sipas disa hulumtimeve shkencore.:)

p.s. e sjell një herë tjetër kur të kem kohë
 
Last edited by a moderator:
Tek kafja e pare, ashtu ashtu.. Pas te dytes behet rakete fare.
 
Uff nga t'ia nis, ok nga fakti qe nuk jam eksperte e neurologjise :D, dmth mund te gaboj me njohurite e pakta por sidoqofte une kshu mendoj:
1. Sa per demencian eshte si puna tumor markereve qe duhej te predikojne ose te 'kapin' kancerin me kohe, por sot jashte shteteve tona rralle perdoren se mund te jene indikatore te duhanit, stresit, ndezjes se indeve e s'jane aq predikuese. Demencia e semundjet e ngjashme predikohen vetem permes gjenetikes, dhe ate te tregon nese ka gjasa ta zesh apo jo, ama se kur...kush e di
2. Sa per trurin, mbase do e kete per shpejtesine e reagimit, por ne fakt truri ka nje shpejtesi jashtzakonisht te madhe, per sa behet fjale per percimin e impulseve elektrike, mbase koordinimi i shqisave dhe ekstremiteteve merr kohe, por trurin mos ma shani se me ngel hatri :p
Psh aftesia e krijimit te mendimeve eshte shume e shpejte, madje madje, kishte nje teme mbi paralizen e gjumit, nje nga arsyet pse ndodh eshte dhe se truri zgjohet me shpejte se trupi e i duhet kohe ta dirigjoje, kshu qe truri ska faj, jane organet tjera dembele :p
Pastaj ata atletet qe 'genjejne' trurin, me cilen pjese te trupit e genjejne trurin, se dhe zanafilla e mendimeve eshte nga truri, dmth truri genjen trurin? Paradoks, apo ia kane futur kot? :D
 
Aki si eshte kjo e atleteve? Mu duk interesante
Per kte paralizen e gjumit kam degjuar dhe sdi pse e kane bere si mode ktej
Si dhe kur ndodh?
 
Aki si eshte kjo e atleteve? Mu duk interesante
Per kte paralizen e gjumit kam degjuar dhe sdi pse e kane bere si mode ktej
Si dhe kur ndodh?
Paraliza e gjumit ndodh kur
Keni problem me shendetit mendor te tilla, si: stresi ose çrregullimi bipolar
Fjetja ne shpine :D me ndodh shpesh kur flej ne shpine qe mos mund te reagoj ..
Probleme te tjera te gjumit te tilla si narkolepsia ose dhimbje kembe gjat nates
Perdorimi i barnave te caktuara
Abuzim me substanca.
 
Aki si eshte kjo e atleteve? Mu duk interesante
Per kte paralizen e gjumit kam degjuar dhe sdi pse e kane bere si mode ktej
Si dhe kur ndodh?

Me kete te atleteve se mora vesh as une se cfare donte te thoshte autori.
Paraliza e gjumit s'di pse eshte bere mode, mbase ashtu u duket, por menyra si ndodh eshte se truri zgjohet me shpejte se trupi, e nga qe u duhet kohe ekstremiteteve te reagojne dmth derisa te arrijne impulset (te behet koordinini), ndjen sikur je i paralizuar, nuk eshte tragjike pos frikes qe te shkakton, arsyeja pse ndodh - stresi (ose kur ndodh dicka qe te merzit shume), pagjumesia, orari i crregullt i gjumit edhe te disa raste me crregullime psikologjike.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top