Leter derguar presidentit te Shqiperise ,z. Bamir Topi
Zoti President
Në parlamentin e Kosovës para disa ditësh u miratua ligji i cili shqiptarëve ua mohon të drejtën në lidhjen e tyre reale dhe shpirtërore me Shqipërinë. Ky ligj i cili festën kombëtare të ditës së flamurit dhe shtetit shqiptar e quan “festë të shqiptarëve “me ndihmën e parlamentit po shkon drejt një projekti i cili me kohën po e bënë të mundur humbjen e identitetit tonë si shqiptarë. (Sa për informacion pakoja e Ahtisarit, të gjitha minoriteteve në Kosovë ua njeh të drejtën në festat e tyre kombëtare, kurse neve na mohohet një gjë e tillë.)
Për t’iu drejtuar Juve morëm guximin dhe shpresën në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe pikërisht në nenin VIII, pika 1 në të cilën thuhet
1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj .
Pra ne po privohemi nga kjo e drejtë e cila garantohet me kushtetutë, andaj Zoti President, ta keni parasysh edhe kërkesën e fundit të çdo shqiptari i cili ka mbetë jashtë kufijve të shtetit të tij.
Ne e dimë se kemi mbetur jashtë kufijve administrativ të shtetit amë, dhe atë me banim të përhershëm, por kjo nuk do të thotë se duhet të përbuzemi, të harrohemi apo edhe të tjetërsohemi.
Zoti President, ne nuk jemi kosovarë, ne kurrë nuk kemi qenë kosovarë, meqë vijmë nga një vend ku mbretëronin Ilirët, e vendasit e quanin Dardani, me kohen, dardanet dhe gjitha fiset e tjera u njohën si shqiptarë. Po të drejtohemi shqip, dhe kjo na bënë shqiptarë e mbi të gjitha na bënë shqiptarë, qëndresa, durimi, bujaria, mosasimilimi, tradita,kultura, dhe njohja e vetvetes.
U munduam që me këto pak fjalë ti prijmë një kërkese që për ne është kërkesë për kthim në identitet, që edhe pas dy mijë vjetësh sundimi, ne të mbetemi shqiptarë, dhe është Republika e Shqipërisë ajo që mban këtë të drejtë. Ne nuk po tjetërsohemi vetëm se po mbrojmë vetveten, por koha po na e pamundëson që të jemi të tillë çfarë ishim dje (para dy mijë vjetësh)
Zoti President,ajo çfarë neve kërkojmë është pajisja me nënshtetësi shqiptare,ose ose,na mbroni identitetin tonë që po shthuret.
Shpresa e fundit na keni mbetur Ju.
Na ndihmoni Zoti president!
Me respekt:
Arbër Salihu
Petrit Osmani (moderator i Forumit Virtual)
P.S.Ky shkrim është botuar në të përditshmen me tirazhin më të madh në Kosovë"Koha Ditore"dhe në disa webfaqe shqiptare.

Redaktimi i fundit: