Sa në të vërtetë ka nevojë për ujë lëkura?

G@M3-0V3R

Antar Aktiv
Nga: Leslie Baumann, M.D.

Me siguri ti ke dëgjuar se pirja e tetë deri në dhjetë gota ujë në ditë, do t’ia jap ngjyrës së fytyrës një shkëlqim të njomë. Por a është kjo e vërtetë?

اdo sistem në trup, që të funksionojë ka nevojë për ujë, e edhe lëkura nuk bën përjashtim; sidoqoftë, kur është fjala për lëkurë të tharë, nuk ka rëndësi se sa shume ujë konsumon, por rëndësi ka se sa ka mundësi lëkura ta mbajë lagështinë.

Të gjithë ne kemi “barriera natyrore të lëkurës” që e mbajnë lagështinë, duke e mbajtur çehren tonë të njomë. Faktorët mjedisorë, të tillë si i ftohti ekstrem, të nxehtit e madh, ose përdorimi i produkteve joadekuate për pastrim, mund ta dëmtojnë këtë barrierë dhe ta thajnë dhe ta prishin lëkurën. Marrja e farërave të lirit dhe konsumimi i ushqimeve të pasura me acide të yndyrshme omega-3, të tilla si salmoni, mund të ndihmojnë që lëkura jote të ruajë lagështinë.

Pra, për çfarë sasie të ujit ka nevojë lëkura?

Mos më keqkuptoni, nuk ka asgjë të keqe të pini tetë gota ujë në ditë. Por vetëm mbajeni në mend që 20% të ujit e marrim përmes ushqimit, e pastaj edhe nga pijet tjera që konsumojmë çdo ditë (këtu përfshihen kafja dhe çaji, por jo alkooli, që është i dehidratuar). Sipas pikëpamjes sime, nuk ka një rregull të veçantë, se sa ujë ke nevojë ti të konsumosh, kjo në të vërtetë varet nga madhësia e trupit tënd, dhe nivelit të aktivitetit qe ti e ben.

Lëngu më i mirë për lëkurën tënde

Nëse dëshironi që të pini vërtetë për ta ruajtur lëkurën tuaj, përpiquni t’i zëvendësoni lëngjet që dëmtojnë çehren e fytyrës, të tilla si soda, alkooli dhe lëngjet me sheqer, me lëngje që i bëjnë mirë asaj, si çaj të gjelbër të pasur me antioksidant, dhe me lëngje të shegës, pa sheqer.
G@M3-0V3R
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top