Sa mundësi kemi që të takojmë sozitë tona nëpër botë?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_Deep1487734622.jpg

Në botë, ne njerëzit, jemi më shumë sesa shtatë miliardë. Por sa shanse kemi që të takojmë një person, i cili është sozia jonë? Kjo varet nga çfarë ne quajmë sozi.

Në vitin e kaluar, në një avion të drejtuar drejt Irlandës, Neil Douglas gjeti kopjen identike të tij. Fotoja e burrit dhe të “klonit” të tij (me pasagjerët e tjerë që dukshëm u shfaqën të zbavitur) brenda një kohe të shkurtër u përhap kudo në rrjetet sociale.

Në botë, ne njerëzit, jemi më shumë sesa 7 miliardë. Por sa shanse kemi që të takojmë një person, i cili është sozia jonë? Kjo varet nga çfarë ne quajmë sozi.

Ai person nuk jam unë

Në vitin 2015, Teghan Lucas, hulumtuese në Universitetin e Adelaide-s në Australi shtroi pyetjen për të kuptuar nëse një i pafajshëm mund të rrezikojë, për shkak të një ngjashmërie të dukshme që të shkëmbehet me autorin e një krimi. Nëpërmjet softwear-ve specialë, ajo analizoi më shumë se 4 mijë fotografi të fytyrave njerëzore, duke u ndalur në elementët fillestarë, si sytë dhe veshët. Kështu, ajo llogariti probabilitetin që këto masa janë të pranishme në më shumë persona.

Unikë dhe të papërsëritshëm
Kështu, studiuesja zbuloi se shanset për të ndarë të paktën 8 tipare me dikë tjetër në botë janë një në një trilion. Dhe me 7.4 miliardë tokësorë, ka vetëm një probabilitet në 135 që në Tokë të ekzistojnë edhe vetëm pak sozi. Por nëse ne marrim parasysh faktin që fytyra e njeriut është shumë më shumë komplekse sesa 8 tipare, ne kuptojmë që për një software të njohjes faciale, mundësitë që çdo individ të ketë një sozi, janë gati zero.

Një skemë e përshtatshme
Me vështirësi, duke parë dy fytyra identike ne do të vëmë re një diferencë milimetrike në distancën mes veshëve. Dhe kjo sepse truri ruan një memorie të fytyrave të njohura si më të ngjashme në një arkiv të mbushur plot me harta, sesa p.sh një album fotografish vere. Kjo aftësi për të njohur fytyrat mike, nisur nga karakteristikat thelbësore na lejon që të kuptojnë që ai individ është një i afërmi ynë, edhe pse mund të ketë prerë flokët, apo të ketë vënë truk. Fytyrë standarde
Mënyrën se si truri ynë përfshihet në njohjen faciale, duke njohur karakteristikat e një fytyre ngjan më shumë me një tërësi të pjesëve, sesa detaje të veçanta të izoluara. Nga ky këndvështrim, nëse një person banon në Britani dhe ka një fytyrë “që bën pjesë tek ato mesatare”, pra fytyrë të rrumbullakët, hundë si patate, sy kafe e flokë biondë të shkurtër, me një mjekër prej hispteri, ka probabilitete të mëdha që të keni sozi.

Mundësi të mira
Rreth 55% e popullsisë botërore ka sy të kafe, 1 person në 10 ka fytyrën e rrumbullakët dhe 24,2% e ka hundën si patate. Gati 2% e burrave janë biondë natyralë, dhe 1 në 6 individë në Britaninë e Madhe e ka mjekrën e dendur. Një njeri me këto karakteristika do të ketë rreth 74 mijë sozi. Madje këto nuk janë as tiparet më të përhapura në botë. Në epokën dixhitale ku ne jetojmë, me një sasi të pabesueshme të fotografive që qarkullojnë nëpër rrjete, të takojmë dikë që na ngjan, nuk mund të jetë kaq shumë e vështirë. Vetëm në rast se fytyra jonë është me të vërtetë e veçantë.Syri net
 
Une S"dua absulutisht asnje sozi timennnn :p askundddd
 
Para ca kohesh me thote nje mikesha ime ,
Moj ti me pe dje e sme fole .... i them ku me pe ?
Dhe as kisha lidhje me vendin ku ajo thosh....dhe kjo insistonte Ti moj ishe....
I them skam qene une por binjakja ime :p

Por me pas ma tha edhe nje tjeter.....ne ato momente dyshova -Mos valle kjo "sozia" ime ka ardhur ne Shqiperi e po na ben lemsh....apo mos valle kam qene nen ndikim e ndonje prej alterego-ve te mia e se kam kuptuar :p
 
Para ca kohesh me thote nje mikesha ime ,
Moj ti me pe dje e sme fole .... i them ku me pe ?
Dhe as kisha lidhje me vendin ku ajo thosh....dhe kjo insistonte Ti moj ishe....
I them skam qene une por binjakja ime :p

Por me pas ma tha edhe nje tjeter.....ne ato momente dyshova -Mos valle kjo "sozia" ime ka ardhur ne Shqiperi e po na ben lemsh....apo mos valle kam qene nen ndikim e ndonje prej alterego-ve te mia e se kam kuptuar :p

Ku kaloi ajo ku kaloi ? :D
 
Me 1 edhe u bo pishmon zoti. Nuk e ben te njejtin gabim dy here.
 
Un doja nje timin,e do bente cmos te rrembente tenden.Un e ti te xhelozonim :p

Ne te dyve as hijet sna kapen,,pa le me xhelozi mes nesh dhe hijeve ,sozive tona :p
 
Une njehere kam pare sozine e mamit tim nderkohe qe kishte nje vit qe na kishte lene...dhe ne ato momente dikush qe ishte prane meje me thote "a e pe sa i ngjante?" por ishte ne nje makine e s'arrita ta ndaloj dot :(
 
Jo s'dua sozi une...si une duhet te kete vetem 1!
 
Une e dua nje sozi timen :((

Dua te di nese ka nje karakter kake si timin dhe si ia ka dalur deri tani lol
Perndryshe se dua.
 
Kam rastisur te shoh njerez te ngjashem, nja 2-3 here. Dhe eshte sh e cuditshme qe kam reaguar, e kam harruar qe s'ka mundesi te ishin ato persona se njeri ne shqipri tjetri n'azi, Lol
Me ka ndodh dhe me mamin. Shoh nje grua nga ana tjeter e rruges, sa e pash me ka rrahur zemra aq foooort. por aq 2-3 seconda se vjen ne vete :)

Veten se kam pare askund, por do doja shume!
 
un asnjher nuk takova sozin tim .edhe pse shum here njerzit me kane krahasuar me tjert..uuuu krej si ajo moj qenke !!! ka ndodh me shum se 5 veta me kane then mos me shum.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top