Sa me afer vdekjes aq me shume besojne ne Zot

ida angel

:)
V.I.P
Njerëzit fillojnë të besojnë në Zot sa më shumë i afrohen vdekjes

Rreth ditëlindjes së 58-të njerëzit gjithnjë e më shumë i kthehen anës religjioze të jetës, sepse bëhen të vetëdijshëm për vdekshmërinë dhe dëshirojnë të gjejnë idealet që ua ofrojnë kuptimin dhe ngushëllimin e nevojshëm.
njerez-noa.jpg

Më pak se 23 për qind e njerëzve më të rinj se 27 vjet besojnë fuqishëm në Zot, ndërsa në mesin e atyre më të moshuar se 68 vjeç, 43 për qind e tyre janë besimtarë të fortë. Këtë gjë e ka vërtetuar studimi i Qendrës Nacionale Amerikane për hulumtim të opinionit.

Hulumtimi ka grumbulluar të dhënat prej 30 vendeve të ndryshme, duke përfshirë Australinë, Evropën, Amerikën Jugore, SHBA-në, Zelandën e Re, Filipinet, Japoninë dhe Izraelin.

Njerëzit më religjiozë janë ata më të moshuar, ndërsa shumë prej tyre që nuk kanë qenë religjiozë gjatë tërë jetës, në pleqëri kanë gjetur diçka në të cilën besojnë, shkruan Reuters.

“Duke vëzhguar dallimet në bindjet fetare sipas grup-moshave, ndryshimi më i madh paraqitet rreth vitit të 58-të të jetës. Atëherë njerëzit bëhen më të vetëdijshëm për vdekshmërinë e vet dhe kërkojnë më shumë ideale që u japin kuptim dhe ngushëllim”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Tom Smith.

Gjatë dy dekadave të fundit numri i besimtarëve në mënyrë të moderuar është reduktuar në shumicën e vendeve, ndërsa përjashtim përbëjnë Izraeli, Sllovenia dhe Rusia ku ka gjithnjë e më shumë besimtarë. Besimi fetar është ende më i forti në vendet katolike, edhe pse edhe atje ka gjithnjë e më shumë ateistë, kanë deklaruar hulumtuesit.
noa.al
 
Titulli: Sa me afer vdekjes aq me shume besojne ne Zot

Besimi fetare me i fort nuk eshte ai ne vendet katolike siq shkruhet ne ket shkrime!
Ne Kosove gjate nje dekada mbas lufte numri jo qe eshte reduktuare por eshte shumefishure nga shume te rije 'sidomos ata student ' e shume intelektuale te ndryshum . Rruge tjeter nuk ka si per ate 58 vjet si per ate 18 vjete' te gjithe kemi mu kthyer tek Ai nje dite . Me mire eshte ne rini te pergatisum veten me vepra te mira se 'sa kur ti mbushemi te 60-tat. Por hajr ka ne te dy moshat ' vetem ta adhurojn Zotin si duhet ne menyr siq na ka urdhruar dhe caktuaar Zoti 'kurr sdo te jet vone.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top