Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë? Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje një studim i ri i cili është befasues. Në studim kanë marrë pjesë 2 mijë persona dhe të anketuarit kanë ndarë përvojat e takimit të tyre të parë me personin që kanë në krah, si janë njohur dhe çfarë u ka bërë përshtypje më tepër.

Në përfundim rezultoi se në 64 përqind të tyre impresionimin e parë e kishte patur nga buzëqeshja e partnerit ose partneres, 58 përqind nga shikimi dhe 25 përqind nga toni i zërit, ndërsa në krahun tjetër, aroma e trupit ishte shkaku “i largimit” në të shumtën e herëve, plot 60 përqind, ndërsa era e keqe e gojës në 53 përqind të rasteve.

Sipas këtij studimi për të krijuar përshtypjet e para nisur nga këto elementë, të anketuarve u është dashur mesatarisht 12 minuta.
zeri.info
 
Pe: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

Zeri eshte nje nder elmentet e rendesishem per mendimin tim ne kontaktin e pare me dike.
Shpreh shume "ngjyra" e zerit,po te dish ta lexosh.
 
Pe: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

Nese behet fjale per transmetim mesazhesh te njeri tjetri them se fjalet jane me pak te rendesishme ngase ato marrin pjese diku me vetem 7% nderkohe qe zeri ka rendesine e tij dhe merr pjese me diku 33% e gjuha trupore me 60 %.
 
Pe: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

smund ti bejme per vete te gjithe:p
ose mund ta besh per vete si fillim por se di nese do jete pergjithmone :p
keshtu qe kam zgjedhur sdo bej me njeri per vete :D
le te mundohen te me bejne per vete haha
 
Pe: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

Normal qe buzeqeshja vjen e para, nje njeri qe hap gojen te flase pa dhene nje buzeqeshje si fillim, ta ket bilbil zerin prap s'nuk, Lol
 
Pe: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

varet si eshte hena ne shenjen time :p
 
Pe: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

Une them dhembet :D

Dhembet e bejne te bukur buzeqeshjen....pastaj zerin
 
Pe: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

Shume pak kohe duhet te besh per vete dike....nje shikim, nje buzeqeshje, nje fjale e then bukur ne momentin e duhur ...nje xhest i pavemendshem ne momentin e duhur. Jane nje mix gjerash te vogla ne fakt qe te bejne per vete ne takimin e pare........
 
Titulli: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

ah zeri ...
 
Titulli: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

Shikimi....vdes per te!
 
Titulli: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

asgje
por besoj se thjeshtesia bien direkt ne sy

Ai dhe ti Anormalja,,,kur behem i thjeshte me nencmojne mi? Cfare te bej?
 
Titulli: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

Ai dhe ti Anormalja,,,kur behem i thjeshte me nencmojne mi? Cfare te bej?

do e gjejsh dike qe do te tdoj x ate qe je
preferoj me mir tme urrejn x ate qe jam sesa tme duan x ate qe sjam
thot nje thenie e bukur
 
Titulli: Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?

ndoshta per te bere dike per vete eshte gjeja me e thjeshte , ajo nderlikohet kur te duhet ta mbash ate person....aty ndodhet kutia e pandores!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top