Sa ishuj ndodhen në Paqësorin Jugor?

eGo0sTyle

System Engineer
bora-bora-287x300.jpg


Oqeani Paqësor është aq i madh sa askush nuk e di sa ishuj ka. Mendohet se janë rreth 20.000 – 30.000 , shumica e të cilëve ndodhen në Paqësorin Jugor. Disa prej tyre janë ishuj vullkanikë, ndërsa të tjerët janë ishuj koralorë të ulët, shkëmbinj korali,
që shtrihen mbi vullkane nënujore dhe shumica e tyre janë të pabanuar.



PثRSE KثTA EMRA?

Ishujt e Paqësorit Jugor ndahen në tri grupe.

Polinezia

Do të thotë “ shumë ishuj”. Përfshin ishujt Kuk, Tonga, Tahiti dhe Tuvalu.

Mikronezia
Do të thotë “ishuj të vegjël”. Përfshin Ishujt Marshall, ishujt Solomon, dhe Guam.

Melanezia
Do të thotë “ishuj të zinj”. Përfshin ishujt e Kaledonisë së Re, Vanuatu dhe Fixhi.



Lufta në Paqësor

Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945), shumica e betejave midis SHBA-së dhe Japonisë u zhvilluan në Paqësorin Jugor, ku të
dyja palët luftonin të merrnin nën kontroll ishuj të ndryshëm. Detet u mbushën me anije të shkatërruara dhe aeroplanë të rrëzuar.

Zbulimi
Në shekullin XVIII, marinarët evropianë, të joshur nga tregtia, arritën deri në Paqësorin Jugor dhe shumë ishuj të tij u kolonizuan. Në vitet 1962 – 1980, shumica e këtyre ishujve fituan pavarësinë (disa pavarësi të pjesshme) nga sunduesit kolonialë.

Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top