Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa herë mund të ripërdoret vaji për skuqje? Ekspertët tregojnë rreziqet shëndetësore për trupin tonë

Sa herë mund të ripërdoret vaji për skuqje? Ekspertët tregojnë rreziqet shëndetësore për trupin tonë​

1692782161614.png

Amvisat shqiptare jo gjithmonë kanë mundësinë të hapin nga një shishe të re vaji sa herë që gatuajnë.
Në shumicën e kohës, vaji me të cilin ato gatuajnë vihet në përdorim edhe në disa herë të tjera. Megjithatë ripërdorimi i të njëjtit vaj për disa herë përbën një rrezik shëndetësor.
Ripërdorimi i këtyre vajrave varet nga lloji, temperatura dhe kohëzgjatja e përdorimit Sipas të dhënave çdo herë që vaji ngrohet, molekulat e yndyrnave shpërbëhen ndjeshëm duke arritur kufirin e nxehtësisë ose të djegies. Ky kufi nënkupton temperaturën kur vaji nis të digjet dhe të lëshojë një erë të keqe. Në çdo përdorim të të njëjtit vaj ky kufi ulet ndjeshëm dhe aroma e vajit bëhet e padurueshme. Në këtë pikë, substanca të dëmshme çlirohen jo vetëm në ajër por edhe në ushqimin që po gatuhet.

Vaji që ngrohet në temperatura të larta çliron tymra toksikë. Këto tymra çlirohen edhe përpara kufirit të djegies dhe niveli i tyre rritet në mënyrë dramatike kur temperatura bëhet më e lartë. Vaji ekstra i virgjër i ullirit renditet në një pikë të mesme.
Radikalet e lira

Këto substanca të dëmshme çlirohen kur vaji arrin kufirin e djegies. Molekulat në fjalë dëmtojnë qelizat dhe mund të shkaktojnë tumore. Ato përthithen nga ushqimi i skuqur dhe dëmtojnë organizmin
Yndyrnat Trans

Këto yndyrna rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Temperatura e lartë transformon yndyrnat në disa vajra në yndyrna trans që janë të dëmshme. Ripërdorimi i vajrave rrit sasinë e yndyrnave trans.

Substancat toksike
Këto substanca rrisin rrezikun e sëmundjeve të Alzheimerit, Parkinsonit, ishemisë dhe rrisin kolesterolin e keq. Sipas të dhënave ngrohja e vajit në një temperaturë mbi 190 gradë, nxit formimin e këtyre substancave. Ato formohen që në përdorimin e parë të vajit në gatim dhe ripërdorimi i tij e rrit sasinë e tyre.

Kur duhet të ndërroni vajin në gatim?

Sipas informacionev vaji është mirë të përdoret vetëm një herë. Nëse vaji krijon shkumë, mjegullohet apo ka një aromë dhe shije të çuditshme hidheni menjëherë. Nëse nuk keni mundësi të ndërroni vajin me një të ri, atëherë kullojeni me një napë për të hequr çdo mbetje ushqimore.

Vajin duhet ta ruani në një kavanoz qelqi të mbyllur mirë dhe ta mbani në frigorifer. Vajrat e ndryshëm nuk duhen përzier me njëri tjetrin. Ushqimet nuk duhen skuqur në një temperaturë më të lartë se 190 gradë C. Por edhe nëse vaji ka një paraqitje jo problematike, ai mund të durojë në frigorifer jo më shumë se një muaj. Vajrat më të përdorur në Shqipëri janë vaji i ullirit, i misrit dhe lulediellit. Por me i shëndetshmi është vaji i ullirit, për skuqje deri 170 gradë.
g.shqip
 
Un nuk e perdor me shume se nje here... Eshte per te thene qe gjithsesi spara skuq shum.
Vec patateve ndoshta mund ta perdor 2 here por pastaj e hedh.
 
Vetem njeher e perdor .
Vajin ullinit e perdori vetem ne rast se mbaroi ai i gatimit .
 
1 këshillë nga unë:(:(
Mos hani në restorante.
Kam punuar vetë.
E përdorin më shumë se 3/4 her:(:(
 
Imagjino ca behet ne Mc Donald's .....
 
Askush nuk perdor nga nje shishe te re vaji …sa here qe gatuajne … 👀

Gjithsesi vaji mund te riperdoret pa prb nga 2 gjer ne 8 here dhe pas konsumimit rron gjer ne 3 muaj …. Thjeshte varet nga lloji i vajit , kshuqe edhe amvisat dhe prinderit tane besoj qe kane qene ne dijeni per k’te fakt .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back