Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa është rëndë të jesh shqiptar në Prilep?

Prilepi, si qytet dallohet nga nacionalizmi i tepruar maqedonas, që nga kohërat e mëhershme.
Gjatë konfliktit të 2001 –shit, atje pësuan shumë dyqane, kafeteri, si dhe biznese të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera jo maqedonasve.

U dogj deri në themele dhe Xhamia e vetme në këtë qytet, që ishte njëra nga më të vjetrat në Maqedoni.

Ringjallja e Lugatit nacionalshovinist përsëri në këtë vend, është si rezultat i ngjarjeve që po ndodhin në skenën politike të shkretuar të shtetit, dhe shoqërisë Maqedonase.

Shumica e të rinjve të përkatësisë Shqiptare, por dhe Boshnjake, hasin në probleme, kur dëshirojnë të argëtohen në kafeteritë e këtij qyteti. Ata, nuk kanë afër vendit të tyre ku jetojnë vende ku mund të mblidheshin, dhe nga e gjithë Pellagonia, shkojnë në këtë qytet për tu argëtuar dhe zbavitur.

I riu nga fshati Nerovë, komuna e Krushevës, Nexhdet Islami, e konfirmoi këtë për agjencinë e lajmeve INA, se kur ata dëshirojnë në mbrëmje të vizitojnë ndonjë lokal nate, kur i marin vesh se janë Shqiptarë, ua ndalojnë hyrjen në lokale, duke u thënë se nuk ka vend të zbrazur për ata.

Kryetari i kësaj komune i njohur me nacionalizmin e tij të ashpër Bullgarofil, i cili dhe vet ka qen pjesëmarrës në konfliktin e 2001 –shit, në trupat e sigurisë, dhe krimineli që patëm shansin në bombat e LSDM-ës ta dëgjojmë dhe haptazi si i shan Shqiptarët, është promotori dhe organizatori kryesorë i shovinizmit dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.

Vlen të cekim se të gjithë këto fshatra që gjinden në fushgropën e Pellagonisë, tregtojnë tani dhe më parë në Prilep, dhe shfrytëzojnë tregun e këtij qyteti.

Pas konfliktit të vitit 2001, të gjithë këto fshatra tregtonin në tregun e Kërçovës, dhe një kohë të gjatë e bojkotuan Prilepin si qytet tregtarë. Mirëpo, kur panë se po bie biznesi, ky i njëjti Kryetarë me tri mandate, vajti dhe i luti që të ktheheshin sërisht në Prilep për tregti, sepse ishte gati që të bankrotonte ky qytet.

Të njëjtën informatë, e konfirmoi dhe Inspektori i punes Rexhep Islami, i cili po e mbulon kët komunë.

“Jo vetëm që i urrejnë të rinjtë. Por edhe për më të moshuarit ndodh shpesh që të mos na pranojnë në lokale, duke mos patur arsyetime fare”.

Nacionalizmi i shtuar tek Prilepasit që po e mbështesin VMRO DPMNE –në, ka rrezik që ti kthehet si bumerang të njëjtit, duke i detyruar Shqiptarët dhe të tjerët, që ta ndërrojnë destinacionin e tregtisë, dhe ti kthehen sërishtë Kërçovës. /Telegrafi/
sa-euml-sht-euml-r-euml-nd-euml-t-euml-jesh-shqiptar-n-euml-prilep_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back