Rusia: Ka një plan për Shqipërinë e Madhe. Fajëson Perëndimin se po hesht!

Screenshot_20220122-231942_Chrome.jpg
Rusia nis një sulm ndaj Perëndimit për shkak të "heshtjes" së saj ndaj synimit të Shqipërisë dhe Kosovës për të krijuar një "Shqipëri të Madhe" dhe e quan katastrofik çdo rishikim të fshehtë të kufijve në rajon.



Rusia thotë se “ndan” plotësisht “shqetësimin” për fanatizmin e disave në Prishtinë dhe Tiranë dhe synimin e tyre për të krijuar të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe” përmes bashkimit të “dy shteteve shqiptare” në Ballkan, thuhet në një dokument të Ministrisë së Jashtme ruse që zbardh të plotë noa.al.


Në dokumentin që mban autorësinë e ministrit prej shumë vitesh në krye të MPJ ruse, Lavrov, flitet me nota të ashpra kundër shqiptarëve në Shqipëri dhe trojet përtej kufirit, duke sugjeruar se ata kanë një plan konkret për bashkimin e territoreve të tyre dhe se ky plan po mbështetet nga BE, më së paku me heshtje.

"Subversive"

Këto “plane” mund të cilësohen vetëm si subversive. “Çdo rishikim i fshehtë i kufijve në rajon është përkufizim katastrofik për stabilitetin tashmë të brishtë në këtë pjesë të Evropës, ku mbetet shumë për të bërë për të kapërcyer efektet e konflikteve dhe luftërave të viteve 1990, thuhet në dokument, nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Zgjidhja e qëndrueshme e problemit të Kosovës është e mundur vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare, në veçanti Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila garanton, ndër të tjera, integritetin territorial të Serbisë me Krahinën Autonome të Kosovës".

Në kuadër të këtij dokumenti të OKB, bisedimet Beograd-Prishtinë mund dhe duhet të zhvillohen”, vazhdon ministri i Jashtëm rus, duke shtuar se “rezultati i këtyre bisedimeve duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë, e cila të kënaqë palën serbe dhe të marrë miratimin e saj.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Diplomacia ruse pretendon se "ka ardhur koha që udhëheqja e Prishtinës të kuptojë se përpjekjet e saj provokuese për të bindur pjesën tjetër të botës për qëndrueshmërinë e "shtetit famëkeq të Kosovës" janë të destinuara të dështojnë që në fillim".

"Heshtja e Perëndimit"

“Nxitja e nacionalizmit dhe shovinizmit shqiptar, shtypja sistematike e popullatës serbe dhe pakicave të tjeta joshqiptare, si dhe persekutimi i Kishës Ortodokse Serbe dëshmojnë për qenësinë e këtij plani”, thuhet në dokumentin e Lavrov.


Për diplomacinë ruse, “heshtja e Perëndimit prej kohësh nuk është befasuese”, por është “simptomë e kënaqësisë së verbër të tekave të ekstremistëve shqiptaro-kosovarë nga mbrojtësit e tyre të huaj”.

Sipas vlerësimit rus, "BE-ja, së cilës i është besuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së një rol ndërmjetësues në dialogun Beograd-Prishtinë, është e qartë se nuk po i përgjigjet OKB-së, duke lënë të kuptohet se për Moskën zyrtare, BE duhet të mos jetë më e besuara e OKB për këto negociata.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që sulmet e Prishtinës të vlerësohen siç duhet nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Ballkan”, përfundon dokumenti i Lavrov.

noa.al
 
Rusia po tregon qe ka ambicie mjaft te medhaja ne bote per te rikthyer lavdine e dikurshme te BS me keto levizjet e fundit, por problemi eshte qe sja del dot USA dhe aleateve te vet,

Ne lidhje me artikullin me siper, plani sorosian me shengenin ballkanik po funksionon, ska lidhje Rusia me kete.
 
Një shoku im e ka grun ruse, e ka njof kur ka qen me pushime në Turqi 😁
Ne 2012 kam qen me pushime ne Side afer Antalya
Rreth Resortit kish vetem buotique plot me mink apo canta fake .. dhe hy ne nje nga ato dyqane .. me drejtohet shitesja rusisht .. me nje rusishte perfekte .. por qe kishte nje ftyre shqiptarehe .
Ore i them si ka mundesi qe flisni rusisht .. o jam shqiptare thote

Jam martu me turk ( si kusi e zeze turku 🤣) .. por e kam mesu rursishten per tregti .
Po fol shqip moj shoqe ... ishte si kukull vete .. nga Maqedonia
 
Redaktimi i fundit:
Ne 2012 kam qen me pushime ne Side afer Antalya
Rreth Resortit kish vetem buotique plot me mik apo canta fake .. dhe hy ne nje nga ato dyqane .. me drejtohet shitesja rusisht .. me nje rusishte perfekte .. por qe kishte nje ftyre shqiptarehe .
Ore i them si ka mundesi qe flisni rusisht .. o jam shqiptare thote

Jam martu me turk ( si kusi e zeze turku 🤣) .. por e kam mesu rursishten per tregti .
Po fol shqip moj shoqe ... ishte si kukull vete .. nga Maqedonia

E bukur kjo.
Më kujtove një shokun tim nga Berati. Kur shikonim futboll dhe ndonjë nga këta afrikanët nuk bënte gol, shfrynte: Ai kur fle gjumë bën jastëkun pis 😁
 
E bukur kjo.
Më kujtove një shokun tim nga Berati. Kur shikonim futboll dhe ndonjë nga këta afrikanët nuk bënte gol shfrynte: Ai kur fle gjumë bën jastëkun pis 😁
E vertet kjo ..nga ish shefja ime e kam kete.. e kish te dashurin afroamerikan ..dhee me shpjegoi qe lekura e disave nga ata ka shume Melanin a dicka e tille ... dhe ca hiqte ti mbante carcFet e bardhe 🤣.. deri aso kohe sja kisha idene kerij fakti lol
 
Këtij Putinit shumë i ka hyp vetja në qejf.
Rusia tek pullë nuka hahet dot as me Eu, jo më me Eu + Uk + Shba!
 
Me duket se do plasi prap ne kucov 😄
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top