Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një burim i pashtershëm diamantesh është zbuluar së fundmi në Rusi poshtë një krateri asteroidesh, të krijuar para 35 milion vitesh.Shkencëtarët thonë se diamantet në vendin e njohur me emrin Popigai Astroblem janë dy herë më të fortë se gurët e çmuar të zakonshëm, duke i bërë ata idealë për industrinë dhe shkencën. Por ky zbulim do e ndryshojë rrënjësisht tregun e gurëve të çmuar pasi aty përllogaritet se ka triliona karatë, aq sa mund të furnizohen të gjitha tregjet botërore… për 3 mijë vitet e ardhshme.
Ndaj edhe Kremlini zyrtar, i cili kishte kohë që e dinte këtë informacion, nuk ka folur pasi edhe sot e kësaj dite Rusia ka një pjesë luani në këtë treg. Ajo fiton nga gurët e çmuar plot 1.35 miliard dollarë në vit.
Vetëm nga miniera e famshme Mirny, e zbuluar në 1950, Moska ka përfituar deri më tani 17 miliard dollarë. Mendoni se sa shumë pritet të fitojë me minierën e re duke përllogaritur se aty ka diamante sa dhjetë herë e gjithë rezerva aktuale botërore lajmi


vendi-300x251.jpg


diamante1.jpg
 
Titulli: Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Një burim i pashtershëm diamantesh
Kjo po pasuri, qe nuk mbaron as per 3000 vjet.

Bravo Rusia per zbulimin.

Mbase e ulin cmimin e diamanteve tani qe i kane me shumice:P
 
Pe: Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Une jam pro diamenteve qe i vijne ne ndihme shkences dhe teknologjise por jam KUNDER diamanteve si stoli ...pfppfpfpfpfpfp maledetti..............pastaj na bejne moral me "blood diamond"
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Tash do i kthej amerika & izraeli tanket nga russia ! ka marre naft mjaft ne lindje.
 
Titulli: Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Po si nk gjeten edhe nje ktej nga Shqiperia..:P Se ne jemi shum fodulle e vdesim per diamante..:P
 
Titulli: Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Ueeeeeeeeeee shpetuam nga kerkesat e grarise tashme :kohe: do bie cmimi sa du mej ble plakes time nja tre, kater apo pese thjeshte ta veje per qejf si kalaveshe :qerpik::qerpik:
 
Titulli: Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Uroj qe diamantet e zbuluar ta nxjerrin nga kriza Rusine.
 
Titulli: Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Uroj qe diamantet e zbuluar ta nxjerrin nga kriza Rusine.

Cfare krizet moj Marla..Te psurit behen me te pasur e te varfit me te varfer ..Kshu jane keta ,ne pergjithsi te gjith vendet postkominste. Ama rust e kane teper te theksuar .
 
Titulli: Rusi, zbulohet një burim i pashtershëm diamantësh

Jo po me sdo dergojme kartolina per festa :plazhdo fillojme me ju dergu diamant :p
 
Back
Top