Rui Costa fiton etapën, Froome pranë titullit

cent

...Lontano
اiklisti i skuadrës “Movistar”, Rui Costa, fitoi etapën 19-të të Turit të Francës, ndërsa kryesuesi i renditjes së përgjithshme, Chris Froome, ruajti të paprekura pozitat e tij në krye të klasifikimit të përgjithshëm.
etapaciklisti.jpg

Portugezi realizoi një sulm të rrufeshëm në ngjitjen e fundit të etapës malore 204 kilometra të gjatë, nga Bourg-d'Oisans në Le Grand-Bornand dhe arriti të priste finishin me diferencë përpara të gjithëve.

Ndërkohë, mbajtësi i kësaj fanelle të verdhë, Froome, i rezistoi sulmeve të dy ndjekësve më të afërt në renditje, Contador e Quintana, duke i mbetur pas pavarësisht tentivave për shkëputje, në atë që ishte etapa e fundit, të paktën në letër, ky dy rivalët mund të tentonin të bënin diçka.

Duke ruajtur të paprekura diferencat, Froome vazhdon të ruajë një avantazh prej më shumë se pesë minutash ndaj secilit dhe i afrohet gjithmonë e më shumë parakalimit triumfal në Paris.

Deri në fund të Turit, një eksluzivitet i “Top-Channel”, mbeten edhe dy etapa të tjera, ditën e nesërme një etapë e shkurtër malore 125 kilometra e gjatë dhe etapa e fundit, e 21-ta, me përfundim në Paris.
/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top