Rugova e nisi me himnin dhe flamurin dardan, tani po kërkohet që Kosova të quhet Dardani/ Tahiraj tregon se kur mund të jetësohet kjo ide

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT

FOTO GALERI
auto_dardan1721319909.jpg


Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova
Tahiraj: Bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejoj një ndryshim të tillë sepse do ketë reagime dhe polarizime politike në Ballkan


Ditëve të fundit është riaktualizuar diskutimi për ndërrimin e emrit të Kosovës në “Dardani”.
lg.php

Kjo temë u risoll në qendër të vëmendjës sërish nga një grup aktivistësh, përkatësisht disa qytetarë nga Gjakova.
Madje, kjo kërkesë të premten u dërgua edhe në Kuvend dhe Qeveri me arsyetimin se emërtimi Kosovë është vendosur nga serbët.



close
volume_off



E ideja që Kosova të emërtohet Dardani dhe simboli i saj të jetë flamuri dardan kishte ardhur edhe nga vet presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Prandaj, iniciativën e grupit të aktivistëve nga Gjakova po e mirëpret, Saim Tahiraj, veprimtar i LDK-së në Zvicër dhe ish-bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj.
Image

Saim Tahiraj
FOTO GALERI
Në një prononcim për gazetën “Bota sot” Tahiraj ka thënë se Presidenti Rugova pati filluar realizimin e kësaj ideje me Himnin dhe flamurin Dardan, por fatkeqësisht një grup banditësh e dogjën Flamurin Dardan publikisht në sheshet e qyteteve të Kosovës.



“Më vjen mirë që ideja e Presidentit Rugova po aktualizohet dhe ju dërgohet institucioneve të Kosovës kërkesa për ndërrimin e emrit nga Kosovë në Dardani. Presidenti Rugova pati filluar realizimin e kësaj ideje me Himnin dhe flamurin Dardan, por fatkeqësisht një grup banditësh e dogjën Flamurin Dardan publikisht në sheshet e qyteteve të Kosovës”, shprehet Tahiraj.
Ndonëse e mirëpret dhe e dëshiron realizimin e kësaj ideje, Tahiraj thotë se në këtë realitet politik dhe pozitën ndërkombëtare që ka Kosova e pamundshme.
“Mendimi dhe dëshira ime do jetë përherë në mbështetje të fuqishme të kësaj ideje, por dëshirat nuk janë çdo here në përputhje me realitetin politik dhe pozitën ndërkombëtare, aktualisht që ndodhet Kosova. Mendoj se në këtë realitet politik dhe pozita ndërkombëtare që ka Kosova, kjo kërkesë është e pamundshme të realizohet. Bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejoj një ndryshim të tillë sepse do ketë reagime dhe polarizime politike në Ballkan”, potencon ai.

Sipas tij, kjo kërkesë duhet të jetë e vazhdueshme jo vetëm nga qytetarët, derisa të vjen momenti për realizimin.
“Pavarësisht kësaj, mendoj se kërkesa e një grupi qytetarësh nga Gjakova është e qëlluar dhe e duhur. Kjo kërkesë le të mbetet për të u realizuar, në momentin e favorshëm politik dhe pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare të jetë më e fuqishme. Këtu do të shtoja se kjo kërkesë mos të mbetet në arkiva po të trajtohet seriozisht, ndërsa qytetaret nga Gjakova dhe jo vetëm ata, ta përsërisin kohë pas kohe këtë kërkesë”, përfundoi ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top