Ruçi, mesazh për Luftën: Fitorja e LANÇ u vulos me 28 mijë dëshmorë

Hera

Έτερος εγώ
Ruçi, mesazh për Luftën: Fitorja e LANÇ u vulos me 28 mijë dëshmorë

ARISTIR LUMEZI/ Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare si një legjion nderi i kombit shqiptar.

ruci-1024x620.jpg
Ruçi në ceremoninë e Brigadës së 16 Sulmuese Partizane
lg.php


Në një mesazh urimi për ish-partizanët, veteranët, pasardhësit dhe familjet e dëshmorëve të Brigadës XVI Sulmuese, kryeparlamentari e cilësoi LANÇ-in si një vlerë të kombit shqiptar, që as nuk duhet mohuar dhe as errësuar, duke hedhur poshtë vlerësimet e disa historianëve dhe studiuesve se lufta u kthye në vëllavrasëse mes shqiptarëve.

“Ushtria partizane ishte një legjion nderi i kombit shqiptar. Unë shpreh respektin dhe mbështetjen time të fuqishme për Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it dhe Organizatën Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, në misionin dhe kontributin e tyre për të mbrojtur, lartuar e ndriçuar të vërtetat e pakundërshtueshme të LANÇ-it ndaj çdo përpjekjeje për t’i mohuar apo errësuar ato”, shprehet Ruçi në mesazhin e tij.

Sipas tij, vlerësimi i kësaj periudhe të historisë së Shqipërisë duhet bërë bazuar në fakte dhe jo në pikëpamje të individëve të ndryshëm. “E kam thënë dhe po e përsëris: Për LANÇ-in, cilido mund të ketë pikëpamjet e tij, por jo faktet e tij. Dhe faktet flasin se fitorja e LANÇ-it dhe çlirimi i Shqipërisë janë vulosur me 68 muaj luftë dhe sakrificat e 70 mijë luftëtarëve dhe 28 mijë dëshmorëve”, pohoi Ruçi.

Ai shprehet se në këtë 75-vjetor të çlirimit të atdheut, shqiptarët vlerësojnë vetëm LANÇ-in.

“Ky vit është viti i 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe kolaboracionistët shqiptarë. Është viti të rikujtojmë se çlirimi i atdheut është rezultat i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të partizanëve shqiptarë, të organizuar në Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Është viti të rikujtojmë se në rreth gjashtë vjet u ndeshën në beteja të përgjakshme dy ushtri të pabarabarta. Përmbi makinerinë e rëndë ushtarake të pushtuesve e tradhtarëve, përmbi topat, tanket e avionët e tyre, luftuan e triumfuan partizanët shqiptarë, të organizuar në ushtrinë e tyre që ushqehej e veshmbathej nga kasollet e varfra të Shqipërisë dhe bujaria e popullit liridashës”, tha Ruçi.

Duke shprehur vlerësimin e tij për formacionet luftarake që u bashkuan në Brigadën e 16-të, Ruçi tha se të shumtë ishin edhe myzeqarët që u rreshtuan në të, pavarësisht se ajo njihet si brigada e formuar nga skraparllinjtë.

“Brigada XVI u krijua nga bashkimi i ish-formacioneve të njohura partizane: grupi i tretë i Skraparit, grupi i tretë i Mallakastrës, grupi i parë i Kurveleshit dhe grupi i Myzeqesë. Përveç 200 partizanëve të Brigadës XVI, Myzeqeja u bë burim edhe për brigada të tjera të Ushtrisë partizane: 52 partizanë myzeqarë u rreshtuan në Brigadën I, 120 në Brigadën VII, 82 në Brigadën VIII, 70 në Brigadën X etj.”, tha Ruçi.

Si e tillë, sipas kryeparlamentarit, kjo brigadë luftoi në trekëndëshin Berat-Lushnje Fier dhe numëron 56 dëshmorë. “Brigada XVI mund të quhet ndryshe edhe brigada partizane e rinisë. Ndër 560 partizanet e partizanët e saj, më shumë se 85 për qind ishin në moshë të re, 15-30-vjeçarë dhe rreth 70 prej tyre ishin vajza.

Brigada XVI luftoi kryesisht në trekëndëshin Berat Lushnjë-Fier dhe e shndërroi Myzeqenë në një arenë betejash të përgjakshme kundër nazistëve dhe kolaboracionisteve. Brigada XVI luftoi me një ushtri armike të mirëpajisur me armatimet më të rënda dhe bandat e bashkëpunëtorëve vendës në mbështetje të tyre. Brigada XVI ngriti në altarin e lirisë 56 vajza e djem të bukur e trima, shumica e të cilëve ranë dëshmorë në lulen e rinisë”, tha ndër të tjera Ruçi.
 

Attachments

  • ruci-1024x620.jpg
    ruci-1024x620.jpg
    128.4 KB · Shikime: 0
  • ruci-1024x620.jpg
    ruci-1024x620.jpg
    128.4 KB · Shikime: 0
Te rroje partia Shoku Rocka sorry Ruci. :p :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top