Ruani kuponët fiskalë pasi ATK mund t’ua kthejë TVSH'në

Arfenilla

Themelues i Forumit

taksa-640x340.jpg

Konsumatorët që blejnë, duhet t'i ruajnë kuponët fiskalë. Pasi t'i dorëzojnë në ATK, atyre mund t'u kthehet një përqindje e parave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Kjo pritet të ndodhë pasi të hyjë në fuqi udhëzimi administrativ për arka fiskale.

Ministri Avdullah Hoti tha se kjo do të ndikojë në fiskalizim më të shpejtë të bizneseve.

“Prandaj do krijojmë stimuj që vet qytetarët të ndikojnë në fiskalizimin më të shpejtë të bizneseve duke ju mundësuar atyre qytetarëve që të mbledhin kuponë fiskalë, në baza mujore, t'i prezantojnë ata kuponë fiskalë për blerjet që kanë bërë në ATK dhe pastaj ATK*ja të kthejë një përqindje të TVSH -së që qytetarët i paguajnë shtetit me rastin e blerjeve të mallrave dhe shërbimeve që blejnë”, tha ai për televizionin publik.

Detajet e rimbursimit nëpërmjet kuponëve fiskalë, zyrtarët thonë se do të specifikohen javën e ardhshme.

Njohës të ekonomisë thonë se një gjë e tillë është kërkuar që disa vjet.

“Besoj që përqindja do të jetë diçka që nuk do ta dëmtonte buxhetin e vendit megjithatë do të duhej të ekzistonte një masë stimuluese për konsumatorët dhe këtu nuk është që po bëjmë ne përjashtim si shtet meqenëse masat të tilla implementohen edhe nëpër vendet e tjera. ثshtë një masë stimuluese e cila do t'i detyronte për një kohë konsumatorët që të kërkojnë kuponin fiskal dhe më vonë ndoshta do të shndërrohej në pjesë të kulturës së përgjithshme që kuponi fiskal është diçka që duhet të merret domosdoshmërisht në momentin që e bën ndonjë transaksion”, thotë Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane.

Sipas ministrit Hoti, gjysma e bizneseve aktive ende janë të pafiskalizuara, andaj po ndryshohet udhëzimi që bizneset të kenë më të lehtë të fiskalizohen./Koha.net/.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top